Tritan Shehu: ‘Gjaku i pastër’ i Ramës jo vetëm kompleks i tij, por edhe provokim i rrezikshëm

E mërkurë, 31 July 2019 14:49

Mediat greke i dhanë jehonë të madhe deklaratës së kryeministrit shqiptarë, i cili në përpjekje për të përgënjeshtrua ministrin e Jashtëm grek deklaroi, se ‘në gjakun e tij, nuk gjendet asnjë qelizë greke’.

Ditën e sotme edhe ish-deputeti i Patisë Demokratike, Tritan Shehu, ka komentuar këtë deklaratë të Ramës, duke thënë se ishte një shfaqje e komplekseve të një kryeministri të një vendi evropian, fqinj me Greqinë, e që aspiron të jetë pjesë e BE.

‘Të kërkosh të gjesh dhe të ndash kombet me të tilla ‘karakteristika qelizore’, është si të kërkosh të ringjallësh teoritë e rrezikshme të ‘racave te pastra’, teori që Europës i kushtuan jo shumë larg, miliona viktima’, shkruan Shehu mes të tjerave në reagimin e tij në Facebook.

 

Reagimi i plotë i Tritan Shehut në FB

Rama vetëm i kompleksuar?!

Më habiti thellë deklarata e djeshme e Kryeministrit mbi ‘përbërjen e qelizave të gjakut të tij’. Së pari deklarata e Ramës se nuk ka asnjë ‘qelizë të gjakut grek’ është sa ç’faqje e komplekseve aq dhe e pa përshtateshme, veçanërisht për një Kryeministër të një vendi europian, fqinjë me Greqinë e që aspiron të jetë pjesë e BE.

Së dyti ‘gjaku e qelizat e tij’ si dhe tonat, janë krejt të njëjta si tek shqiptarët ashtu dhe tek grekët, italianët, australianët, kongolezët, kinezët etj; nuk kanë asnjë ndryshim midis tyre. Secili prej nesh në rast nevoje mund të marrë gjakun e njëri-tjetrit, mjafton që të respektohen rregullat universale të transfuzioneve.

Së treti dua t’i kujtoj Z. Ramës se ne jetojmë në Ballkan, ku përzierjet njerëzore gjatë historisë janë shumë të ndërlikuara, të gjëra, të ndërsjellta, sa karakteristikat gjenetike midis nesh pothuajse janë shuar, veçanërisht midis popujve, që kanë bashkëjetuar afër njëri-tjetrit në mijëra vjeçare, siç është rasti i ilirëve, arbërve, shqiptarëve, athinasve, grekeve etj. etj.

Të kërkosh të gjesh dhe të ndash kombet me të tilla ‘karakteristika qelizore’, është si të kërkosh të ringjallësh teoritë e rrezikshme të ‘racave të pastra’, teori që Europës i kushtuan jo shumë larg, miliona viktima.

Ndërkaq Kryeministri shton edhe që gjaku i tij ka përzjerje të tjera…!? Nuk e kuptoj pse e bën këtë, ndoshta për të përkëdhelur dikë tjetër, por sidoqoftë i sygjeroj të largohet nga të tilla teori shumë të rrezikshme e të tejkaluara tashmë në Europën, ku ne aspirojmë të shkojmë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...