Hahn: Procedura e shkarkimit të Metës, problem për hapjen e negociatave

E mërkurë, 31 July 2019 19:32

Komisioneri në ikje për Negociatat e Zgjerimit në BE, Johannes Hahn e ka bërë të qartë se Shqipëria është ende prapa në drejtim të hapjes së negociatave. Kjo pasi, sipas tij, qeveria ka probleme me dialogun. Ai thotë se brenda BE-së ka tjetër qëndrim për Maqedoninë e Veriut.

 

Në një intervistë për Der Standard austriak, ai theksoi se edhe pse për të dy vendet është ende duke u punuar për fillimin e negociatave, nuk është sekret që vlerësimi për Maqedoninë e Veriut është më i mirë.

Hahn thekson se për Shqipërinë, janë disa probleme si mungesa e opozitës në Parlament, qeveria ka vështirësi në zhvillimin e dialogut si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit.

“Jemi ende duke punuar që t’i çojmë të dy vendet në negociata. Por nuk është sekret se ndjesia mes shteteve anëtare për Maqedoninë e Veriut është thjesht më e mirë. Të dy vendet i kanë përmbushur kriteret e kërkuara si kusht nga anëtarët e bllokut. Për këtë arsye, kemi bërë një rekomandim për të dyja. Megjithatë, Maqedonia e Veriut nuk ka arritur vetëm reformat e kërkuara, por edhe marrëveshjen historike të Prespës e po kështu, edhe traktatin e miqësisë së mirë me Bullgarinë. Për Shqipërinë, për fat të keq, në plan të parë tani janë problemet si mungesa e opozitës në parlament, fakti që qeveria ka vështirësi në mbajtjen e një dialogu, si dhe procedura për shkarkimin e Presidentit”, tha ai.

Hahn tha se reforma në drejtësi ishte një nga kriteret kryesore për vlerësimin e përparimit të Shqipërisë.

Në intervistë, Hahn thotë se një nga kundërshtarët e zgjerimit, Franca, ka filluar të ndryshojë retorikën e saj. Sidoqoftë, ai thotë se shpreson që Franca të ndryshojë qëndrim.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...