Agresivitet urban nën efektin e kokainës

Hënë, 05 August 2019 16:57

Katër vitet e keqqeverisjes së Erion Veliajt në kryeqytet, i kanë dhënë Tiranës një ndryshim rrënjësor përsa i përket benotizimit të mëtejshëm të qytetit. Aq leje ndërtimi sa janë dhënë këto katër vite nuk janë dhënë për gjithë këtë kohë tranzioni nga katër e më shumë kryetarë bashkish, pas vitit 1992. E pra, vrasësi i Ardit Gjoklajt dhe konkubina elektronike e Edi Ramës ka dhënë minimalisht 780 leje ndërtimi për të ndryshuar Tiranën dhe ku, pa dyshim në gjithë këto vite ai e ata që e rrethojnë kanë pjesën e tyre të majme të fitimit. Nuk ka si shpjegohet ndryshe gjithë kjo pangopësi e tij, ky zell për të ndërtuar pafund në Tiranë, në cdo cep të lirë. Më i egër dhe më i pashpirt është ky agresion në zonat më të lakmuara, në qendër të Tiranës, ku gradacielët po projktohen e ngrihen dita – ditës. Cdo hapësirë e cdo zonë historike synohet të mbushet me ndërtime shumëkatëshe, në emër të pangopësisë, pasurimit të shpejtë e pastrimit të parave të pista.

Mjafton vetëm një vështrim i shpejtë në rrugicën tënde të njohur, aty ku je rritur e ke kaluar jetën tënde dhe do shikosh me dhimbje se sot aty ku dikur gjendej një fushë ku luaje a një lulishte pallati, sot ka një pallat tjetër dyfishin më i lartë se ai që banon ti dhe shumë afër palatit e dirtares tënde. Për fatë të keq, cdo ditë e më tepër kontaton se nuk ka mbetur më vend, sidomos në zonat më të lakmuara, pa u prekur nga ky agresivitet urban. Pse ndodh kjo? Jo sepse Tirana ka nevojë urgjente për strehim, as për modernizimin, as për projekte afatgjata e strategji qeverisje. Së pari dhe më kryesorja është pastrim dhe vetëm pastrim parash të pista, parash nga të ardhura kriminale droge e trafiku. Me tendera fiktivë e pa tendera, me korrupsion gjigand, me projekte e fatura çmendurisht të pajustikifueshme, me firma ndërtimi të lidhuera me krimin, me individë të skeduar ndërkombëtarisht, Veliaj dhe gjithë aparati i tij bashkiak po shkatërrojnë cdo ditë e më shumë kryeqytetin. Sikur të mos mjaftonin këto, kësaj aferë e zezë i shtohen edhe projektet skandaloze me miliona euro të Unazës së Re, Astirit, Teatri Kombëtar etj. Nuk është rastësi që në qendër të tyre është Bashkia dhe Veliaj. Ky njeri po kalon cdo limit dhe po lakohet edhe nga faktori ndërkombëtar, politik e ai mediatik, si rasti i “Courrier de Balkan” e ndonjë media tjetër, që e kanë denocuar grykësinë dhe urinë e madhe të Veliajt dhe Bashkisë së tij për ndërtime dhe kanë hedhur dyshime mbi financimet e paligjishme dhe pse jo të lidhura me trafikun, pastrimin e parave dhe krimin.

Nga ana tjetër, Tirana dhe Shqipëria kanë familje të tërë që mezi shtynë muajin, që jetojnë me më 100 lekë dita, apo më keq akoma që janë zhytur në borxhe e po shkatërrohen dita – ditës. Dhe drejtues si Veliaj e politika më e korruptuar po majmen e pasurohen në kurriz të kësaj shtrese të vujatur. Gjithë ky terror urban që po i bëhet kryeqytetit e ka zanafillën tek nevoja dhe urgjenca që kanë firma të ndryshme ndërtimi, që kanë ldihje me krimin e organizuar e me trafikun e koikanës e dogës për të pastruar paratë e që kanë sponsorizuar edhe ngjiten dhe mbajtjen e politikanëve të korruptuar në pushtet, që të arrijnë sa më mirë synimet e tyre.

Modifikuar më Hënë, 05 August 2019 18:58
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...