Tritoli në banesë, Demaj: Në konflikt jam vetëm me Edi Ramën

Hënë, 05 August 2019 16:03

Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmë në derën e banesës së Vendim Demajt, nënkryetar i bashkisë së Kamzës.

 

Në një prononcim për gazetarin e Top Channel, Andi Bora, zyrtari demokrat tha se nuk ka asnjë konflikt, përveç konfliktit politik me Qeverinë.

“Sipas telefonatave të komshinjve, ka qenë ora 23:30 (shpërthimi). Fatmirësisht as unë dhe as komshiu nuk kemi qenë në banesë, por me pushime. Janë thyer të gjitha xhamat e 5 kateve dhe janë shkatërruar dyert. Unë jam në konflikt të vazhdueshëm me qeverinë e këtij fashisti, Edi Rama, dhe cubat e Lleshajt. Asnjë konflikt nuk kam patur në 40 vite. I vetmi konflikt është me ‘Llesh kimikun’ dhe Edvin Ramën”, tha Demaj.

Ai tregoi se do të paraqitet në polici për të vijuar me procedurat, si dhe theksoi sërish se nuk ka asnjë konflikt personal.

Ndërkohë, edhe Policia e Tiranës ka reaguar për ngjarjen, por ndryshe nga Demaj, uniformat blu thonë se tritoli është vendosur në derën e komshiut, shtetasit Paulin Gjegjaj.

“Më datë 04.08.2019, rreth orës 23.30, tek kthesa Kamzës në katin e tretë të një pallati,  në pjesën e derës së banesës së marrë me qera nga shtetasi P.Gj,  ka shpërthyer  një sasi  e vogël lënde e dyshuar plasëse, ku në momentin e shpërthimit brenda në banesë nuk ka pasur njeri  dhe si pasoje ka vetëm dëme materiale, thuhet në deklaratën e policisë.


Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...