Rrëfehet njeriu i afërt/ Ja çfarë mendonte Edi Rama për kullat në Tiranë

Premte, 09 August 2019 14:20

Dikur shumë miq, tashmë në llogore të kundërta. Edi Rama dhe Fatos Lubonja tani ndahen për shumë gjëra. Por siç rrëfen publicisti, dikur mendonin njësoj të paktën në një pikë: për faktin se Tirana nuk kishte nevojë për kulla.

Në një shkrim në gazetën Panorama, Lubonja tregon se çfarë mendonte Rama në atë kohë për arkitekturën, kurse tani ka ndryshuar plotësisht mendim.

  ‘Do të sjell disa nga kujtimet e mia të atyre viteve me Edi Ramën, që lidhen me urbanistikën dhe arkitekturën e Tiranës.
 

Një ndër kujtimet e para është kur biznesmeni shqiptar me origjinë nga Maqedonia, Vehbi Velia, kërkoi të ndërtonte një kullë në qendër të Tiranës, në sheshin prapa monumentit të diktatorit Hoxha, midis Bankës dhe Muzeut Kombëtar. Ai e kishte blerë asokohe atë truall dhe filloi lobimin për ta ndërtuar kullën e tij.

Në një moment të caktuar, mua dhe Edi Ramës na u kërkua nga njerëzit e tij të firmosnim një tip peticioni, të cilin, na u tha, e kishin firmosur shumë intelektualë të shquar, me në krye Ismail Kadarenë e Dritëro Agollin, me të cilët synonte t’i bindte autoritetet se ngritja e saj do të ishte një hap i madh përpara i Tiranës drejt modernizimit. Më kujtohet se e diskutuam firmosjen e këtij peticioni me Edi Ramën dhe argumenti ynë kryesor kundër, nga pikëpamja urbanistike – arkitektonike, ishte shprehja e habisë sesi mund të mendohet të ngrihet një kullë e tillë, që do të pengonte shikimin e malit të Dajtit e krejt kurorës së Tiranës.

Sipas nesh, ndërtesat e larta do duhej të ngriheshin në periferi për të ruajtur edhe qendrën historike, edhe pamjen e kurorës. Kujtoj gjithashtu, se kemi folur me qesëndi për delirin e Vehbiut, i cili donte të përçudnonte qendrën, duke parashikuar madje edhe zhvendosjen nga pozicioni të Skënderbeut, si dhe për firmosësit e atij peticioni.

Një tjetër kujtim që dua të sjell është një bisedë që kam bërë me Edi Ramën, në kohën kur ky u bë ministër i Kulturës. Ishim në një sallë të katit të katërt të selisë së atëhershme (ish-Komiteti Qendror), që shihte nga veriu. Nga dritaret e saj dukeshin dy kullat, e quajtura asokohe ‘të arabit’, kundër të cilave kishte folur e shkruar aq shumë Maks Velo, me argumentin se kishin masakruar perspektivën e bulevardit.

Nuk më kujtohet nëse ishin mbaruar apo qenë në mbarim e sipër, por më kujtohet se Edi Rama më tha, duke bërë edhe gjestin me dorë, se ato duhet të priteshin, d.m.th. të mos kalonin lartësinë e ndërtesës së ish-Komitetit Qendror,’ shkruan Lubonja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...