EuroNews: Në tetor nuk hapen negociatat, shuhet ëndrra e Shqipërisë për në BE

Diel, 11 August 2019 21:11

Rrjeti i njohur televiziv, EuroNews, raporton se po shuhen mundësitë që Shqipërisë t’i jepet drita jeshile për të nisur negociatat me Bashkimin Europian në tetor.

‘Ëndrrat për të hyrë në Bashkimin Europian mund të zbehen për Shqipërinë pasi vende si Franca dhe Holanda janë të ftohta kur bie fjala tek zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, pavarësisht thirrjes së Komisionit Europian për të nisur procesin e pranimit’.

‘Kryeministri shqiptar shprehu zhgënjim për situatën, duke i thënë EuroNews javën që shkoi: Ne duhet të përballemi me faktin se vendimmarrja e Këshillit nuk bazohet tek ajo që bëjmë ne si vende, por tek situatat dhe dinamikat e brendshme politike në vendet e ndryshme anëtare’.

‘Si Shqipëria, ashtu edhe Maqedonia e Veriut, kanë probleme me sundimin e ligjit, që kanë ngadalësuar rrugën e tyre drejt anëtarësimit,’ thekson rrjeti gjigand.

Politologu Florian Bieber thotë se më e rrezikuar mbetet Shqipëria se Maqedonia e Veriut. Sipas tij, në Francë ka skepticizëm të theksuar në lidhje me zgjerimin.

‘Ajo mund të jetë e gatshme që të pranojë Maqedoninë e Veriut, por unë mendoj se kjo do të thotë se Shqipëria nuk do të ecë përpara, të paktën për momentin. Mosmarrëveshjet dhe konfrontimet e brendshme mes partisë në pushtet dhe opozitës në Shqipëri e kanë minuar aftësinë e këtij vendi për të ecur përpara drejt anëtarësimit,’ thotë Bieber.

Edhe Bieber thotë se Franca dhe Holanda motivohen në qëndrimet e tyre ndaj zgjerimit nga problemet e tyre të brendshme.

‘Unë mendoj se ekziston një ndjenjë mes elitave se zgjerimi i mëparshëm ishte një gabim dhe se ajo minon rëndësinë franceze në BE. Në këtë sens, ka një skepticizëm të përgjithshëm përkundrejt zgjerimit’.

Sa i përket Holandës, ai beson se shqetësimi më i madh është se nuk duhej lejuar të tjera shtete me probleme të ligjit, që kur shtete anëtare si Hungaria dhe Polonia nuk kanë një rekord të mirë kur bie fjala tek çështje të tilla.

Bieber shton se stereotipet që i lidhin shqiptarët me krimin e ogranizuar nuk e ndihmojnë kauzën e tyre. Studiuesi thekson se nëse mungon angazhimi nga ana e BE-së, kjo do ngrejë pikëpyetje për aftësinë e BE-së për të bërë ndonjë gjë.

‘Tashmë në pikëpyetje është besueshmëria e BE-së në përgjithësi,’ tha ai.

‘Vëzhguesit në rajon e shohin politikën e Francës dhe të Holandës si jo të drejtë dhe të motivuar nga politika e brendshme dhe stereotipet,’ tha Bieber. ‘Kjo minon BE-në si një lojtar të drejtë dhe me kritere të qarta, veçanërisht pasi Komisioni ka dhënë dritën jeshile për negociatat’.

Bieber thekson se ky lloj qëndrimi ka të ngjarë të dërgojë një sinjal negativ për qeveritë e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, që mund të mendojnë se nuk ia vlen të bëjnë kompromise të vështira nëse nuk pranohen në bllok.

Studiuesi thotë se është i shqetësuar edhe se kush do të jetë Komisioneri i ri për Zgjerimin. Sipas tij, që BE të jetë efektive, duhet që Komisioneri i ri për Zgjerimin të ketë aftësinë që ta vendosë këtë politikë në axhendë dhe të jetë një aktor i besueshëm.

Për momentin, sipas EuroNews, ka pasiguri se kush do jetë Komisioneri i ardhshëm i Zgjerimin, duke ngritur frikën se politikat e zgjerimit do të minimizohen më tej në axhendën e BE-së.

Modifikuar më Diel, 11 August 2019 21:27
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...