Jetë luksi me borxhe e kredi?/ Pasuria që deklarojnë drejtuesit më të lartë të PS

Tuesday, 13 August 2019 10:37

Të zhytur në skandale të shumta dhe të pasuruar në kurriz të shqiptarëve, eksponentët e lartë të qeverisë dhe PS-së kërkojnë të reklamohen para publikut si njerëz normalë, që ashtu si të gjithë të tjerët, janë të zhytur në borxhe dhe kredi.

Sipas asaj që raporton Ora News, i vetmi që në 2018 e ka shlyer kredinë e tij është zv/kryeministri, Erion Braçe.

Sipas formularit të pasurisë, Erion Braçe gjatë vitit të shkuar i ka dhënë fund kredisë prej 41 mijë euro me këstin e fundit me vlerë 2400 euro.

Ndërsa në kabinetin qeveritar të Edi Ramës ka edhe ministra që duhet të marrin kredi apo të paguajnë banesat me këste.

Pandeli Majko, ministër i Diasporës, si dhe një ndër figurat historike të PS, do t’i duhet të paguajë edhe 40 mijë euro kredi dhe këstin e shtëpisë. Gjithashtu shpenzimet për shlyerjen e këstit të banesës dhe një pjesë të kredisë i kanë kushtuar  atij rreth 125 mijë euro pagesa.

Ndërsa përgjatë vitit të shkuar nga paga dhe qiratë ministri ka arkëtuar vetëm 28 600 euro. 

Në të njëjtën pozitë të përafërt me Majkon ndodhet edhe Sekretari i Përgjithshëm të PS, Taulant Balla, i cili gjatë vitit të shkuar ka fituar rreth 35 mijë euro, ndërsa mbetet borxh me bankat dhe personat fizikë rreth 34 mijë euro.

Balla ka një borxh prej 13 400 euro ndaj një personi fizik,  ndërsa pjesën tjetër kredisë dhe kartës së debitit.

Një ndër themeluesit e selisë rozë, njëkohësish kryetar i Kuvendi nuk ka asnjë kredi për të shlyer, por gjatë 2018 ka shtuar shpenzimet, pasi llogaria bankare i është pakësuar me 1700 euro.

Me sa duket, kjo është lëvizja e rradhës e propagandës së Rilindjes për ti reklamuar njerëzit e saj si "hallexhinj", ashtu si të gjithë shqiptarët e tjerë, në një kohë kur aferat korruptive gjatë 6 viteve të qeverisjes së saj nuk kanë munguar thuajse asnjë ditë. /Syri.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...