Pse Rama zgjodhi Taulantin para Elisës për të larë duart me Valdrin Pjetrin

Tuesday, 13 August 2019 17:00

Edi Rama ka zgjedhur të përdorë sot Taulantit dhe jo Elisën, në një përpjekje për të larë duart nga skandali i Valdrin Pjetrit, i cili sipas dokumentave të publikuara nga Partia Demokratike, është ndaluar dhe dënuar në Itali për tregti substancash narkotike.

Kjo goditje nuk është diçka e re dhe e papritur për Rilindjen. Në disa raste të ngjashme, ajo ka qenë e detyruar të krasisë radhët e saj pas zbulimit të dënimeve dhe krimeve të shumë eksponentëve të organizatës, që nga Kuvendi e deri tek drejtues bashkish. Në një skenar identik, kreu i organizatës, Edi Rama, i kishte mbrojtur këta individë publikisht dhe kishte bërë avokatin e pastërtisë së tyre (rasti Roshi, Prenga, Noka, etj) njësoj siç veproi edhe me rastin Pjetri, por pas daljes në dritë të fakteve, ka zgjedhur ose heshtjen ose të flasë nëpërmjet atyre për të cilët fjala nuk ka asnjë peshë dhe cipa asnjë ngjyrë.

Për Valdrin Pjetrin, në emër të organizatës foli Taulant Balla. “Në raport me ligjin e me drejtësinë dhe padiskutim edhe me këtë aspekt specifik të legjislacionit shqiptar, lidhur me pastërtinë e figurave që ushtrojnë funksione publike, Partia Socialiste ka përcaktuar qartë një vijë të kuqe, për të gjithë anëtarët e saj. Kjo vijë e kuqe nuk përjashton askënd, që nga Kryetari i Partisë deri tek anëtari i thjeshtë”, tha Taulanti me një populizëm bosh, që nuk i jep dot shpjegim pyetjes se përse kur Rilindja e paska përcaktuar vijën e kuqe, nga radhët e saj nuk po ndalet hemoragjia e figurave problematike.

Taulant Balla, duke u përpjekur t’ia lërë përgjegjësinë Valdrin Pjetrit, thotë se “për Partinë Socialiste, qoftë pretendimet e opozitës jashtëparlamentare, qoftë sqarimet e dhëna nga Valdrini, përshirë edhe publikimin e dokumentacionit përkatës nga Italia (të vënë më parë në dispozicon prej tij, kur ne kemi kryer si për çdo kandidaturë të gjitha verifikimet ligjore që mundëson statusi ligjor i organizatës sonë) nuk mjaftojnë”. Duke përdorur edhe ai vetë termin Organizatë, Taulanti kërkon të thotë se kreu i saj dhe kupola drejtuese nuk kanë përgjegjësi dhe se ata presin nga prokuroria të verifikojë rastin.

Sigurisht që kjo është një logjikë që edhe Elisën e vë në siklet për nga trashësia e saj. Kryeministri shqiptar ka mundësinë që me një telefonatë të marrë informacion për një rast që është kaq delikat. Të gjithë e mbajnë mend se sa shpejt e bëri ai këtë për vëllain e Fatmir Xhafës, madje duke marrë rezultate në kohë rekord nga laboratorë “prestigjozë”. Rama mund të kishte kërkuar informacion për Pjetrin (sikur të mos kishte ditur gjë më parë) menjëherë sapo doli akuza e parë nga opozita.

Mirëpo për kreun e organizatës nuk ka rëndësi reale pastërtia e funksionarëve të saj, por devotshëmria ndaj “kauzës”. Filtri për ta nuk është profesionalizmi dhe ndërshmëria, por shërbimi dhe besnikëria ndaj kupolës. Edi Rama nuk bën verifikime paraprake, madje as kur dalin në dritë fakte shqetësuese, sepse ka të tjera kritere rekrutimi nga ato që do duhej të ishin për një administratë publike normale. Organizata duhet të tregojë forcë edhe duke u mbështetur tek “të fortët”. E nëse këta kapen nga rrjeta e dekriminalizimit, përgjimet apo skandale të tjera, kryetari i organizatës zgjedh heshtjen ose Taulantin për të kaluar lumin.

E keni dëgjuar të flasë për Gjushin e Durrësit, të pastër si akullorja, pasi SHBA i hoqën të drejtën bashkë me familjen për të shkelur në këtë shtet, pas dyshimeve të forta për korrupsion të lartë? E mbani mend Edi Ramën dje kur deklaronte se nuk ka asgjë të flasësh në telefon apo të takohesh me banditë kur je politikan dhe Edi Ramën sot pasi Gjushin ia futën në listën e zezë të SHBA?

E kështu gjithnjë, sa herë nga radhët e Rilindjes bien “dëshmorë” ata që kryetari i ka përzgjedhur e promovuar me dorën e tij. Ndërsa Taulanti del për t’u mbushur mendjen shqiptarëve se ato duar janë të pastra dhe sa rasti i fundit ishte një aksident, se ai dhe kryetari nuk dinin gjë. Problemi i vetëm është se rasti tek Rilindja është shndërruar në fenomen dhe gjushët, roshët, valdrinët e plot të tjerë janë thjesht pasojat e një politike që nuk përfaqëson prej kohësh qytetarët, por vetëm interesat e kupolës. Lapsi.al

Titulli origjinal: Skandali Pjetri/ Organizata e Rilindjes tenton të “lajë duart”

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Globi

Sudan, ushtria dhe civilët marrëveshje për qeverisje të përbashkët

Këshilli ushtarak i Sudanit dhe aleanca e opozitës civile kanë nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e pushtetit. Marrëveshja do të krijojë një këshill të ri qeverisës, ku do të përfshihen...

Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

Aktualitet

Qeni antidrogë zbulon 55.5 kg kanabis

Policia Kufitare parandalon dhe  godet një rast të  tentativës për trafikim të lëndëve narkotike në portin e Durrësit. Uniformat blu kanë sekuestruar 55.5 kilogramë kanabis, ndërsa kanë vënë në pranga...

U përplas nga makina, ndërron jetë 69-vjeçari në Lushnjë

Aktualitet

U përplas nga makina, ndërron jetë 69-vjeçari në Lushnjë

Nuk ka mundur të mbijetojë i moshuari që u përplas nga makina ditën e djeshme në Lushnjë. Policia njofton se 69-vjeçari Myfit Dingo banues në Dushk ka ndërruar jetë pasi...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!