Socialistët e turpit në Shkodër

Hënë, 19 August 2019 12:40

Marifetet dhe skandalet e Ramës dhe qeverisë së tij nuk kanë të sosur. Edhe pse doli zbuluar me kandidatin e tij drogmen e të dënuar në Shkodër, Rama sajon me urgjencë një mbldhje për të njohur një këshill qersharak që ka dalë nga pakica e një force politike që është është pakicë në rastin më të mirë dhe të ligjshëm në Shkodër. Si mund të drejtojnë qytetin këshilltarë që nuk përfaqësojnë as 5% të qytetit, njerëz me kontribute e vlera të dyshimta?! Këtë gjë e di vetëm Rama. Në kundështim të kësaj masakrade, qindra qytetarë shkodranë dhe simpatizantë të PD-së janë ngritur në protestë në Shkodër, kundër konstituimit të Këshillit bashkiak monist. E gjithë kjo lojë e ndyrë politike për Ramën dhe enturazhin e tij është njësoj sikur s’ka ndodhur asgjë, si diçka normale, duke qenë se është një turp i paparë, një shkelje flagrante kushtetute, nga njerëz të zhytur në krim dhe mbrojtje të krimit.

Kjo që po ndodh sot në Shkodër nga njerëz një pjesë e të cilëve janë vetë pjesë e botës së krimit, janë turp para kombit, Shodrës së 2 Prillit, është lojë në mbojte të një qeveri dhe dhe kryeministri të cilësuar edhe ndërkombëtarisht si  “baroni i drogës e krimit”.

Për cilindo është e qartë se trafiku i kokainës dhe heorinës, kohë më të artë se kjo nuk ka njohur kurrë. Por më të rrezikshëm se shpëndarësit janë bëtë trafikantët politikë, banditët e bandës së Rilindjes. E gjithë kjo që po ndodh sot në Shkodrë është për të kamufluar këtë gjë. Ata socialsitë turpi sot në Shkodër nuk mund të jenë pjesë e një këshilli që merr vendime për një qytet djepi i kulturës. Ata nuk përfaqësojë as forcën e tyre politike (pasi ajo forcë nuk është pyetur fare as për kandidatin e as për Këshillin), por thjesht interesa klanore, mafize, në mbrojtje të kësaj qeverie që i ka listuar në lista të dyshimta e skandaloze turpi e papërgjegjshmërie.  Me këtë veprim të hapur skandakloz Rama kërkon të marrë edhe kështjellën e fundit të demokracisë, kërkon të sfidojë çdo ligj e çdo kushtetutë. Por, harron se nuk do jetë e largët dita që ky njeri të japë llogari një më një për të gjitha të zezat që i ka bërë këtij vendi./55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...