U zgjodh kryetare pas urdhrit të Ramës: Kush nuk voton për Briselda Kadinë, ikën nga PS!

Hënë, 19 August 2019 12:58

Ashtu siç ishte paralajmëruar, me 47 vota pro, kryetarja e Këshillit Bashkiak të Shkodrës u zgjodh Briselda Kadia, emri i së cilës ishte vendosur në mbledhjen e djeshme të PS në Shkodër. Ndërkohë mësohet se dy vota ishin të pavlefshme. Këshilli Bashkiak ka zgjedhur edhe 3 nënkryetar bashkie, ata janë Terez Brixha, Arvit Tosja, Suada Selimi. Mbledhja e këshillit Bashkiak u mbajt paraditen e sotme në ambientet e bibliotekës së Universitetit "Luigj Gurakuqi", ndërsa jashtë protestohej kundër: Ata e quajnë procesin farsë. 

RTV Ora arriti të zbardhë diskutimet që ishin zhvilluar ditën e djeshme në mbledhjen e PS në Shkodër. Burimet bëjnë të ditur se anëtarëve u është kërkuar që të votojnë Briselda Kadia për kryetare të këshillit.

Emri i Kadisë u miratua mes debateve, që filluan nga ora 19 deri në orën 23:00. Burime për RTV Ora bënë të ditur se Senida Mesi kishte deklaruar se me urdhër të kryeministrit Edi Rama duhet të votohet vetëm emri i Briselda Kadisë.

"Kush nuk voton Briselda do te përjashtohet nga PS", mësohet se ka thënë Mesi, duke cituar urdhërin e Ramës.

Anëtaret e Këshillit kanë kërkuar që të zbatohet ligji dhe të dalin 2 kandidat në garë për kryetar këshilli. Në këtë moment është kërkuar 10 minuta pushim. Më pas është lexuar urdhri i kryeministrit Rama, që të hënën të votohet vetëm një kandidat, ai i Briselda Kadisë.

Modifikuar më Hënë, 19 August 2019 15:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...