Prishja e lokalit të Kokëdhimës, ish-ministri socialist: Nuk e shembi ligji, por arroganca e Ramës

E mërkurë, 21 August 2019 12:59

Një nga socialistët më të vjetër, i cili ka qenë njëkohësisht edhe ministër i qeverive të PS dhe deputet i qarkut të Vlorës, Arben Malaj, ka reaguar për spektaklin e prishjes së dhunshme që i bëri mëngjesin e sotëm, IKMT, lokalit të Mihal Kokëdhimës.

Arben Malaj nëpërmjet një shënimi të shkurtër në FB e ka quajtur këtë akt të qeverisë Rama, një veprim force dhe jo ligji. Gjithashtu sipas tij ky parakalim medatik force, po e prezanton Shqipërinë ashtu siç është në realitet. Malaj thekson se ligji në Shqipëri përfaqësohet nga çdo ministër e nën punës i këtij shteti, kur vret me arrogancën e tij.

Reagimi i tij i plotë i Arben Malajt në FB:

Nje veprim force dhe jo ligji. Perpara shembjes ne 6 vite, ka shume zyrtare te korruptuar qe s’kane vepruar, shume prej tyre mund te kene shijuar ndonje kafe, dreke apo darke.

Shume prej tyre nuk kane guxuar t'i kerkojne lejen apo faturat nga frika e me te madhit.

Ky parakalim mediatik force, vetem e demton Shqiperine. E prezanton ashtu siç eshte ne realitetet.

“Ligji jemi ne thone deputete e maxhorances”, “ligji jam une” thote Veliaj.  Ligji jam une thote çdo minister e nepunes i ketij shteti, kur vret me arrogancen e tij.

Po te pambrojturit, çfare jane? Skllever te koheve moderne?

Kjo paligjshmeri dhe arrogance qeverisese vret shpresen dhe nxit braktisjen.

Kostot e saj i paguajne njerezit e mire dhe korrekt me ligjin, por qe jane te neperkembur dhe te pafuqishmem.

Ata qe kane mbetur kane vetem dy zgjidhje : (i) te mbijetojne te nenshtruar duke duartrokitur te medhenjte dhe çdo marrezi te tyre ose (ii) te ikin nje ore e me pare?!

Modifikuar më E mërkurë, 21 August 2019 13:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...