Takimi në Slloveni/ Daçiç i kujton Palmerit bashkëshorten serbe: Nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju...

E mërkurë, 04 September 2019 11:02

Daçiç i kujton Palmerit bashkëshorten serbe: Nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç ka “vjedhur spektaklin” në një takim me përfaqësuesin special amerikan për Ballkanin, Mattheë Palmer dhe me kryediplomatin kosovar, Behgjet Pacolli, në Bled të Sllovenisë.

Daçiç foli për bashkëshorten e Palmerit, e cila është serbe. “Kur bëhet fjalë për Mattheë, ne e njohim njëri-tjetrin për shumë vite dhe nuk pres asgjë nga ai, por shumë nga gruaja e tij, e cila ka prejardhje nga ky rajon”, deklaroi Daçiç, teksa ky deklarim i tij shkaktoi të qeshura te të pranishmit në sallë.

“Një fjalë e urtë e jona thotë se ‘nga vjen gruaja juaj, andej vini edhe ju’”, u shpreh Daçiç, si të thuash shprehjen shqiptare shumë të njohur ‘nga fshati i gruas’.

Pasi u kthye në seriozitet, Daçiç tha se Palmerin e pret një punë e vështirë në rajon.
“Nuk ka punë të lehtë, por Serbia do të jetë konstruktive, prioritete janë situata në BH, fillimi i bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, a do ta fitojë Kosova liberalizimin dhe cila është perspektiva e regjionit”, tha ai.

Serbët, shtoi ai, “nganjëherë mendojmë se raporti mes Prishtinës dhe Beogradit është prioriteti kryesor, por ai ka edhe tema tjera”.

Palmer ka kaluar një sasi të mirë të jetës dhe karrierës së tij duke punuar në Ballkan. Detyra e tij e parë ishte në Shërbimin e Jashtëm në Ambasadën e SHBA në Serbi. Ai më vonë shërbeu në Uashington dhe si këshilltar politik në Beograd, ku ndihmoi ndërmjetësimin e “Marrëveshjes së 19 Prillit” midis Serbisë dhe Kosovës.

 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...