Ja e vërteta e gabimit me himnin shqiptar…

Diel, 08 September 2019 19:40

Media franceze ka publikuar “të vërtetën” mbi gjithcka ndodhi në fillim të ndeshjes Francë-Shqipëri lidhur me transmetimin e himnit shqiptar:

Autoritetet e futbollit francez jetuan disa minuta tëgjata të turpshme, të shtunën në mbrëmje, në stadiumin “Stade de France”. Ndërkohë që ekipi francez do të zhvillonte ndeshjen me ekipin eShqipërisë,  në autoparlantë u dëgjua himni i ... Andorrës, kundërshtari i ardhshëm i ekipit francez tëdrejtuar nga Didier Deschamps.

Arsyeja e gabimit, i cili u korrigjua vetëm disa çaste më vonë duke bërë të mundur dëgjimin e himnit të Shqipërisë, qarkulloi pa bërë shumë bujë të nesërmen e ndeshjes, sot, mes organizatorëve të ndeshjes

Në këtë shkrim po e japim tëplotë gjithçka është biseduar mes organizatorëve.

Para çdo ndeshje, Federata Franceze e Futbollit kontakton me ofruesit e shërbimeve përgjegjës të stadiumit ku do të luhet ndeshja.  Një skedar (file)  i himnit të ndeshjes që do të luhet, në rastin konkret ai i shqiptar, i transmetohet më pas me e-mail.

Këtë rradhë, në vijim të shkëmbimit mes Federates Franceze të Futbollit dhe shërbimeve të stadiumit, është dërguar edhe një skedar tjetër, ai i himnit të Andorrës me të cilin Franca do të ndeshet herën e ardhshme.

Këto dy skedarë mbajnë një emër shumë të përafërt, ku jepen inicialet e dy takimeve, konkretisht: "FRA-ALB", për ndeshjen Francë-Shqipëri, dhe "FRA-AND", për ndeshjen Francë-Andorra.

Në stadiumin “Stade de France”, është kjo ngjashmëri që duket se ka ngatërruar DJ e Federatës Franceze të Futbollit të bëjë gabimin kur ka lëshuar muzikën. Pra ishte thjesht një gabim njerëzor i DJ-it.

Sikur të mos mjaftonte kjo, komentatori i stadiumit, i ciliquhet Maksi, i njohur prej disa vitesh në "Fun Radio", gabohet nga ana e tij dhe paraqet, mesa duket në konfuzion total edhe nga ajo që kishte ndodhur, justifikimin e autoriteteve për mbështetësit shqiptarë duke thënë se “tani do të dëgjoni himnin e Armenisë”, madje pa e kuptuar gabimin e tij.

Drejtuesi i futbollit francez, Noël Le Graët, menjëherë i ka kërkuar falje ambasadorit të Shqipërisë dhe homologut të tij të Federatës Shqiptare, të cilët ishin të pranishëm në stadium pranë tij.

Një ndjesë tjetër në pushimin mes dy pjesëve të lojës i është drejtuar trajnerit të Shqipërisë Edi Reja, Ky i fundit e njeh mirë Didier Deschamps, i cili pa dyshim ndihmoi për të kaluar atë moment që mund të konsiderohej si mungesë respekti, por që ishte vetëm një defekt njerëzor.

Të dy këta kanë qënë në të jëjtën kohë trajnerë në Serie A (të kampionatit italian): njëri në krye të Napolit, dhe tjetri, i Juventusit.

Për të mbyllur përfundimisht këtë “incident diplomatik”, Edoardo Rejas i është ofruar pas takimit një dhuratë simbolike dhe mëtej ai do të largohej nga rrethinat e Saint-Denis (Seine-Saint-Denis) ku ndodhet “Stade de France” pa asnjë mllef, por me një fanellë të nënshkruar nga Antoine Griezmann.

http://www.leparisien.fr/sports/football/mauvais-hymne-lors-de-france-albanie-les-coulisses-d-un-couac-08-09-2019-8147958.php

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...