I dënuar nga 2 shtete/ Ja kandidati i radhës i Ramës që bie

Tuesday, 10 September 2019 11:01

PD kërkon verifikim edhe për Mark Babanin. “Është i ndaluar/dënuar/dëbuar në Itali dhe Maqedoni. Ka fshehur edhe 3 identete të tjera.”

Partia Demokratike i kërkoi Prokurorisë verifikimin e Mark Babanit të Bashkisë së Vaut të Dejës, pasi dyshohet se ai ka fshehur ndalime, denime dhe dëbime nga Italia dhe Maqedonia e Verout. Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi i vuri në dispozicion prokurorisë të gjithë informacionin që disponon Partia Demokratike për kryebashkiakun e tretë të Edi Ramës, që rezulton me të kaluar kriminale.  

kryebashkiaku.jpg

 

“Ai dyshohet se ka qenë i arrestuar/ndaluar në Itali gjatë periudhës 1994 -1999 dhe, më pas, ndaj tij është marrë masa e dënimit dhe dëbimit nga autoritetet përgjegjëse italiane. Nga ana tjetër, të dhëna të bëra publike më parë tregojnë se ai ka qenë i arrestuar/ndaluar dhe më pas dënuar edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjatë periudhës 2002-2003.”- thuhet në shkresën e Partisë Demokratike, ku zbulohet edhe një detaj tjetër, që ngre dyshime të arsyeshme se mark Babani i Bashkisë së Vaut të Dejës ka gënjyer në formularin e dekriminalizmit.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka jetuar për 5 vite në Itali. Nga verifikimi i të dhënave të sistemit TIMS rezulton se shtetasi Mark Babani nga periudha 1994 – 2005 nuk ka udhëtuar në asnjë rast të vetëm në drejtim të Italisë me identitetin e tij real, çka përbën një indicie për saktësinë e të dhënave të bëra publike më parë.”

Partia Demokratike vë në dijeni Prokurorinë edhe për të paktën 3 identitete të tjera që Mark Babani, i emëruar nga Edi Rama në Bashkinë e Vorës, nuk i ka deklaruar në formular.

“Në Formularin e Vetëdeklarimit shtetasi Mark Babani ka deklaruar se ka mbajur identitetin e ndryshuar Mark Ndoc Babaj, i datëlindjes 24.12.1966. Ekzistojnë dyshime të arsyeshme sipas indicieve të bëra publike më parë, se ky shtetas, gjithashtu në mënyrë ilegale ka mbajtur edhe disa identitete të tjera, të padeklaruara në Formularin e Dekriminalizimit, si më poshtë:

1.    Mark Ndoc Babani, i datëlindjes 24.12.1965

2.    Marq Saimir Babaj, i datëlindjes 11.06.1967

3.    Ylli Saimir Babaj, i datëlindjes 02.11.1968”-

Në kërkesën për verifikimin e Mark Babanit nga Prokuroria,e shpoqëruar me firmat e 500 qytetarëve,  Partia Demokratike vë në dukje se pret një verifikim dhe reagim të shpejtë nga Prokuroria, për shkak të interesit të lartë që çështja paraqet. 

70207435_10157476030759909_7095787225740214272_n.jpg70163829_10157476030829909_5149999631416950784_n.jpg

Modifikuar më Tuesday, 10 September 2019 11:04

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Sport

Përfundojnë 12 ndeshjet e para në Europa League, ja të gjitha rezultatet!

Përfunduan 12 sfidat e para të grupeve në Europa League, teksa nuk mungojnë surprizat. Befasuese është humbja me rezultatin 2-1 e Lazios përballë CFR Cluj, ndërsa fiton pa probleme Arsenali. “Topçinjtë” arritën...

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Aktualitet

“Diskutim i ashpër mes gjyqtarëve për Tahirin”, gazetarja zbardh prapaskenat tek Krimet e Rënda

Me sa duket tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ende nuk janë në një mendje për të dhënë verdiktin final. Nga Gjykata...

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Aktualitet

VIDEO/ Pamje të rënda, djali dhunon keqazi vajzën në Tiranë në sy të banorëve

Një video e rëndë po qarkullon në rrjetet sociale, ku siç shikohet një djalë po dhunon keqasi një vajzë ndërsa një djalë tjetër e asiston. Siç shikohet edhe nga pamjet vajza...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!