Analisti gjerman: Jo vetëm që nuk ka negociata për Shqipërinë, por do të shtohen edhe kushtet

Premte, 13 September 2019 15:03

Ndërkohë që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u prit ditën e sotme mjaftë ftohtë në Bundestag dhe nga kancelarja Merkel, në mediat e huaja kanë nisur analizat për fatin e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë në muajin tetor.

Kështu, Damir Fras, korrespondentit për punët europiane të “Rrjetit Editorial Gjerman”, nëpërmjet një shkrimi të publikuar mesditën e sotme shkruan se, Bashkimi Europian, do t’i vendosë kushte të reja Shqipërisë për çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.

 

“Unioni kristandemokrat dhe SPD do të vonojnë çeljen e negociatave me Ballkanin. Ata nuk e shohin si të përshtatshme krizën dhe pasigurinë ligjore në Shqipëri”, e nis artikullin gazetari Fras.

 

Gjithashtu në shkrimin e tij ai thekson se Shqipëria duhet së pari, të reformojë ligjin zgjedhor dhe të vendosë në funksion sistemin gjyqësor. Këto kushte sipas Fras janë nga më kryesoret, përpara hapjes së kapitujve të parë të anëtarësimin me BE-në. Gazetari shton gjithashtu se një çështje që ka hapur diskutime është, edhe lidhja e gjyqësorit me krimin në Shqipëri.

“Shqipëria do të duhej të reformonte ligjin e saj zgjedhor dhe të garantonte “funksionimin” e gjyqësorit – dhe shumë më tepër. Ndër të tjera, “përparim i qëndrueshëm në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet”. Mbi të gjitha, lidhjet mes politikës, gjyqësorit dhe mafies vazhdojnë të shkaktojnë diskutime”, shkruan mes të tjerave ai.

Ky kontekst do të sjellë vendosjen e kushteve të reja, të cilat do të shtyjnë akoma më shumë procesin e nisjes së negociatave.

Sa i përket samitit të tetorit gazetari nënvizon, se ndërsa Bundestagu duhet të marrë ende një vendim, Holanda dhe Franca janë shprehur kundër çeljes së negociatave.

“BE do të deklarojë gatishmërinë e saj për të negociuar me Shqipërinë për anëtarësim. Në fund të fundit, ato nuk do të fillojnë për disa vite”, mbyllet artikulli pesimist i tij.

Shkrimi/ https://www.maz-online.de/Nachrichten/Politik/Beitrittsverhandlung-zur-EU-Groko-laesst-Albanien-zappeln?fbclid=IwAR00mMXB_W1Th55GR13R_nZtR63TkkqRNQUpFcg-pn2wEZttPOmoyCk_vnU

Image

 

© SYRI.net

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...