Denoncimet për PPP-të nuk quhen, spiunimi për pedagogët po

E mërkurë, 18 September 2019 14:12

Më në fund Edi Rama u kujtua se korrupsioni dhe vjedhjet po shkatërrojnë jo vetëm qeverinë e tij, por gjithë shtetin, Shqipërinë. Dje ai u kërkoi studentëve në mënyrë flagrante që të denonconin të korruptuarit në universitetet shqiptare dhe  përmes denoncimeve me fakte, ata student do të përfitonin një vit bursë nga qeveria.  Rama e quajti këtë platformë denoncimi si aleatë studentët të cilët pas faktimit me prova përfitojnë edhe të mira materiale nga qeveria.

Po sot Rama shpalli se do të bëjë të njëjtën platformë denoncimi edhe për biznesin duke synuar largimin nga radhët e administratës të inspektorëve tatimorë të papërshtatshëm dhe të korruptuar që dëmtojnë biznesin e ndershëm.

“Së shpejti bëjmë publike masat e reja ku çdo biznes duke filluar nga i vogli për të denoncuar çdo personazh që vjen në dyqan dhe bën presion dhe shqetëson duke shkelur etikën dhe kaluar përtej kufijve të ligjit, ndihmë për biznesin dhe për shtetin duke na ndihmuar të identifikojmë personat e papërshtatshëm”-vijoi kryeministri

Por kryeministri nuk i merr parasysh denoncimet e qytetarëve dhe zyrtarëve të opozitës për PPP-të, aferat korruptive të ministrave dhe drejtorëve të ministrive. Këto janë standardet e dyfishta të kryeministrit, i cili ka lëshuar në terren nëj lkukuni çakejsh që po vjedhin, shpërdorojnë gjithçka të shtetit dhe nuk u hyn as një gjemb në këmbë.

Modifikuar më E mërkurë, 18 September 2019 14:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...