Lufta, Berisha në ekspozitën e ambasadës polake për sulmet nga Gjermania dhe Bashkimi Sovjetik

E mërkurë, 18 September 2019 14:53

sh-Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në ekspozitën e çelur nga ambasada polake në Shqipëri, në 80-vjetorin e fillimit të Luftës së Dytë Botërore, që përkujton sulmet kundër Polonisë nga Gjermania naziste dhe Bashkimi Sovjetik! Ai tregon në një mesazh në Fb edhe për një libër të ri me rëndësi historike që është prezantuar në këtë takim.

Berisha shkruan: “Dje mora pjesë në çeljen, nga ambasadori i Polonisë, zoti Karol Bachura, të ekspozitës së pasur në fotografi mbi sulmin e Gjermanisë naziste dhe Bashkimit Sovjetik në përputhje me paktin Ribentrop - Molotov, rezistencën e fuqishme të kombit polak ndaj këtij pushtimi dhe luftën me vetëmohim të qindra mijëra luftëtarëve polakë në Evropë, Azi dhe Afrikë kundër forcave të Boshtit dhe për fitoren e aleatëve.

Ambasadori Bachura në këtë ceremoni paraqiti me vlerësimet e tij, librin e mjekut dhe historianit të njohur Prof. Dr. Spiro Mëhilli,  “Polonia, viktimë e Luftës së Dytë Botërore”.

Me këtë rast ai falenderoi autorin për këtë vepër të rëndësishme për publikun shqiptar, e cila e njeh atë me të gjithë historinë dramatike që parapriu dhe shoqëroi fillimin e Luftës së Dytë Botërore.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...