Çështja Tahiri/ Çollaku: Shkëputja e dosjes nga një regji qëndrore. Vendimi habiti edhe ish-ministrin

Premte, 20 September 2019 16:48

I ftuar në Syri TV për të komentuar vendimin e djeshëm të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri, gazetari investigativ Basir Çollaku, që është marrë edhe me këtë çështje, është shprehur se, gjithçka është bërë me një regji qëndrore, që nuk ka dashur dënimin e ish ministrit socialist.

“Unë rezervoj në dyshimet e mia, në informacionet që kam çojnë drejt provës për fajësinë e ish ministrit. Përse prokuroria u ngadalësua, u shpërbë, prokurorët u çuan nëpër kodra e gërxhe. Se të bashkakuzuarit e Tahirit janë dënuar në Itali. Janë më cilësorë këta tanët se sa anti-mafia italiane? Kush i ndihmoi për ta sjellë në Itali?

Shkëputja e dosjes është nga një regji qëndrore. Nëse nuk ka prova shpalle të pafajshëm. Kanë ndërryrë aq fortë sa kanë habitur edhe ish ministrin. Ai e di se çfarë ka bërë. Ai priste me të drejtë një gjykim ndryshe. A është vettingu, kompromisi, paraja?

“Ne kemi parë shumë prova për dosjen e zotit Tahiri”, do të shprehej ish ambasadori amerikan Donald Lu. Më tej ambasada e SHBA do të shprehej se ka presion ndaj prokurorëve”, është shprehur Çollaku.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...