Presidenca ka reaguar sërish në lidhje me draftin paraprak të Komisionit të Venecias të dalë në media ende pa u bërë publik nga vetë institucioni.
Me një reagim në rrjetet sociale, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi shkruan se brenda javës do të bëhet publik ‘Raporti i tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias’.
‘Zero shkelje të kushtetutës!’, shkruan Blushi në Facebook.
Reagimi i plotë i zëdhënësit të presidencës, Tedi Blushi:
Brenda javës institucioni i Presidentit të Republikës do të bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar ‘Raportin e tij për Draftin e Opinionit të Komisionit të Venecias’, gjithmonë në vazhdim të transparencës dhe rëndësisë së çështjes në fjalë, që meriton vetëm shterim kushtetues, ligjor, profesional dhe faktik, larg çdo ndikimi politik dhe të dyshimtë.
ZERO SHKELJE TË KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KUSHTETUTËS!
MBROJTJE E SHKËLQYER E KONVENTËS EUROPIANE TË TË DREJTAVE TË NJERIUT!
MBROJTJE E SHKËLQYER E VENDIMIT TË GJYKATËS SË STRASBURGUT PËR TË DREJTËN E ZGJEDHJES!
MBROJTJE E SHKËLQYER E DETYRIMEVE LIGJORE QË KA SHQIPËRIA NGA MARRËVESHJA E STABILIZIM ASOCIMIT ME BASHKIMIN EUROPIAN!