Thatësira në rubinetat e Tiranës, Veliaj i jep Zotos së inceneratorëve 1 mln euro tender për sahatët

Tuesday, 01 October 2019 11:26

Klodian Zoto, njeriu që ka fituar tenderat e dyshimtë të inceneratorëve në Tiranë dhe Fier, së fundmi ka gjetur tek ndërmarrjet e Ujësjellësit një treg të ri për të arkëtuar miliona euro të tjerë.

Dhe, natyrisht, përfitimet më të mëdha i vijnë nga Ujësjellësi i Tiranës, institucion në varësinë e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Boldnews.al” ka verifikuar të dhënat e prokurimeve publike të muajve të fundit në portalin “openprocurment”, në të cilën rezulton se, në fund të muajit Korrik 2019, kompania “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL”, në pronësi të Klodian Zotos, është shpallur fitues i një tenderi për “Përmirësimi e matjeve të enteve private që përdorin ujin si lëndë të parë”.

Tenderi ishte me fond limit thuajse 1 miliardë lekë (të vjetra) dhe i jep mundësinë kompanisë së Klodian Zotos që të verifikojë dhe ndryshojë matësat (sahatët) e bizneseve që përdorin ujin.

Ky tender është zhvilluar në kulmin e thatësirës së tejzgjatur në rubinetat e banorëve të kryeqytetit, situatë e cila vijon edhe në këto ditë të fillimit të Tetorit.

Por, siç duket, prioriteti i Ujësjellësit të Tiranës, më shumë se sa përmirësimi i situatës me ujin në shtëpitë e banorëve, ka qenë realizimi i tenderit që synon rritjen e kostove për bizneset dhe, qartësisht, forcimin e bashkëpunimit tregtar me Klodian Zoton.

Bashkia e Tiranës e ka justifikuar realizimin e këtij tenderi me problematikat e konstatuara gjatë verifikimeve të grupeve Task-Force në periudhën Shkurt-Shtator 2018. Sipas relacionit shoqërues të tenderit, pjesa më e madhe e problematikave me matjen e përdorimit të ujit tek operatorët privatë vjen për shkak të problematikave të faturuesve të Ujësjellësit.

Në relacion theksohet, ndër të tjera, se grupet Task-Force kanë konstatuar tek abonantët biznes “…Lexime jo të sakta të ujëmatësit, mbifaturime, matësa me çelës që kanë gjeneruar faturime ‘’0’’ ose me ‘’mesatare’’, matësa në subjekte të mbyllura, të cilat nuk mund të verifikohen mbi gjendjen e matësit, konsumin e regjistruar në ujëmatës, apo nuk është bërë e mundur ndërprerja e ujit për detyrime të prapambetura”.

Kjo kategori problematikash lidhet drejtëpërdrejtë me aktivitetin e punonjësve të Ujësjellësit në terren. E, megjithatë, Ujësjellësi i Tiranës ka menduar që këtë problematikë t’ua faturojë bizneseve private, të cilët do të jenë të detyruar të blejnë “sahatë inteligjentë”, që lidhen me pajisjen matëse me ëireless (në largësi) tek kompania e Klodian Zotos.

Një zgjidhje atipike dhe e pakuptimtë, por gjithësesi tashmë është shndërruar në fakt dhe kontrata ndërmjet Ujësjellësit të Tiranës dhe kompanisë “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL” është nënshkruar në 2 Shtator 2019.

Afati i zbatimit të kësaj kontrate është 12 muaj dhe përfundon në Shtator 2020, ç’ka do të thotë që të gjithë bizneset që përdorin ujin si lëndë të parë duhet të jenë të pajisur me “sahatët inteligjentë”.

Bashkia e Tiranës nuk është e vetmja që ka lidhur kontratë me kompaninë e Klodian Zotos për vendosjen e sahatëve të rinj.

Në 3 muajt e fundit, edhe Ujësjellësi i Bashkisë Korçë, i drejtuar nga kryebashkiaku socialist Sotiraq Filo, ka arkëtuar në llogaritë e kompanisë “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL” rreth 200 mijë euro (mbi 200 milionë lekë të vjetra).

Në dy tendera të zhvilluar në Prill dhe Shtator 2019, Ujësjellësi i Korçës ka shpallur fitues Klodian Zoton për blerje matësash dhe bateri për matësat, në vlerë totale 100 milionë lekë të vjetra.

Në një tender tjetër, të zhvilluar në Qershor 2019, “Integrated Technology Services – Energy 2 SRL” është shpallur fitues i shumës 130 milionë lekë (të vjetra) për vendosjen e sahatëve matës në zonën e Mborjes. Nga Boldnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...