Meta: Pse nuk janë ulur në një tryezë Rama dhe Basha

E Enjte, 03 October 2019 21:29

Presidenti Ilir Meta thotë se i ka “luajtur të gjitha letrat”, përpara se të merrte vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve që palët politike të uleshin në një tryezë. Por sipas tij pengesa kryesore ka qenë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

“Unë i kam thirrur partitë politike në mënyrë të vazhdueshme, pengesa kryesore për të zhvilluar një tryezë të përbashkët, është e qartë kush ka qenë pengesa. Ka qenë insistimi i Kryeministrit Rama për të mos ndryshuar datën 30 qershor, për të mos i dhënë një mundësi opozitës për të shtyrë datën. Dhe insistimi i zotit Basha për të mos u ulur në një tavolinë me zotin Rama si kryeministër”, tha Kreu i shtetit në një intervistë për emisionin Opinion.

Meta tha se nuk do ta lejonte kurrë që opozita të largohej nga parlamenti, por sipas tij Rama nxitoi për të bërë zëvendësimin e deputetëve të opozitës madje duke shkelur dhe ligjin.

“Unë kam bërë gjithçka që opozita të mos ikte, po ju e dini shumë mirë se kryeministri Rama nuk më ka dhënë mua asnjë mundësi që unë të luaja këtë rol. Ai ka nxituar, zëvendësimi i këtyre deputetëve është kryer në një mënyrë të paligjshme sipas legjislacionit tonë. Nëse ai do kishte dëshirë dhe nëse ai mendonte se unë kisha ndikim tek opozita ai të priste sa unë të kthehesha nga Gjermania”, tha Meta.

Duke theksuar se nuk ka asnjë ndikim tek LSI, parti të cilën ai e ka krijuar dhe tani e drejton bashkëshortja e tij, kreu i shtetit tha se Rama ka zgjedhur si strategji provokimin e konfliktit, vendosjen para faktit të kryer të opozitës dhe të gjithë institucioneve të tjera që garantojnë një demokraci.

“Pa dyshim që dhe opozita ka përgjegjësi. Ata kanë rënë viktimë e kësaj politike të faktit të kryer. Kanë lejuar uzurpimin e institucioneve të hapësirave demokratike”/ Opinion.al

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Aktualitet

Drama e fëmijëve shqiptarë/ 8-vjeçarja: Ndihmoni shoqen time, është e varfër, i jap bukë në...

Nëse mendojmë se bota e fëmijëve janë vetëm lodrat gabohemi. Ata mendojnë për bashkëmoshataret e tyre. Amina në Fier, vetëm 8 vjeç i është drejtuar emisionit “Shqiptarët për shqiptarët” në...

Shkupi shpreh zhgënjim për mos hapjen e bisedimeve nga BE-ja

Aktualitet

Shkupi shpreh zhgënjim për mos hapjen e bisedimeve nga BE-ja

Dështimi për marrjen e datës në takimin e drejtuesve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian në Bruksel, u prit me zhgënjim në Shkup. Kabineti qeveritar i zotit Zaev ka njoftuar...

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Aktualitet

Tragjedi e dyfishtë/ I riu katër ditë i zhdukur, i vdes edhe babai

Një familje shqiptare në Lipjan të Kosovës është goditur nga një tragjedi e dyfishtë brenda pak ditësh. Katër ditë pasi Shqipdon Aliu, 23 vjeç, ishte zhdukur, ka humbur jetën edhe...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!