Basha: Meta shmangu gjakderdhjen dhe vëllavrasjen

Saturday, 05 October 2019 19:52

Kreu i PD, Lulzim Basha ka komentuar raportin paraprak të Komisionit të Venecias lidhur me kushtetueshmërinë e vendimit të presidentit të Republikës, Ilir Meta, për anulimin dhe shtyrjen e zgjedhjeve vendore.

Në emisionin “Kjo Javë”, Basha është shprehur se ndonëse nuk “mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje”, duhet pohuar se vendimi i tij për çdekretimin e 30 qershorit si datë të paracaktuar për mbajtjen e lokaleve, u motivua nga shqetësimi për zgjidhjen e krizës politike.

“30 qershori është një proces i rënë moralisht, politikisht, është i rënë nga ana kushtetuese. Ndërsa sa i përket rolit të presidentit, shqetësimi i presidentit prej fillimit ka qenë zgjidhja e krizës. Natyrisht, ne nuk mund të biem dakord me shumë prej pikëpamjeve të presidentit për sa i përket ngjarjeve dhe si janë zhvilluar këto ngjarje. Por nuk mund të mohoj për asnjë çast se shqetësimi i tij kryesor të shmangte atë që po projektonte Edi Rama dhe bandat e interesuara në gjendje politike konflikti që ishte konflikti civil me pasoja të rënda për vendin. Dhe këtu besoj se jo vetëm opozita dhe qytetarët, por edhe historia do ta vlerësojë vendimin e presidentit për të shmangur këto skenarë potencialisht gjakderdhje dhe vëllavrasje me njerëz që ishin të gatshëm që për hir të pushtetit të çonin në konfrontim me pasojë humbjen e jetës së dhjetëra, qindra qytetarëve.”- tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...