Ish-ambasadori: Të mos hiqet taksa ndaj Serbisë, Kosova të zgjidhë problematikat që i vlojnë përbrenda!

Diel, 06 October 2019 13:02

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka, ka folur në një lidhje telefonike për “News24” lidhur me zgjedhjet që po zhvillohen sot në vendin fqinj.

Ish-kryediplomati Lauka renditi disa nga sfidat kryesore që do të ketë qeveria e re, që do dalë nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare, më e rëndësishmja e të cilave është dialogu me Serbinë.

“Dialogu me Serbinë është një gjë e rëndësishme dhe një sfidë më vete. Duhen zgjidhur problematikat që vlojnë brenda Kosovës, pasi në të kundërt nuk mund të ketë sukses të politikës së jashtme. Sfidat e brendshme të Kosovës janë jetike. Sfida numër një e qeverisë së re është që Kosovën ta bëjnë të banueshme, që qytetarët të mos e braktisin. Njerëzit të mos kërkojnë rrugë për t’u larguar”, tha ish-ambasadori.

Po për taksën …?
Tarifa 100% ndaj mallrave serbe nuk duhet të hiqet. Heqja e tarifës duhet të jetë me kushte, pra heq tarifën, por duhet të kalojmë në reciprocitet.

Kandidatët potencialë, kë veçoni?
Ka vite që kërkoj ndryshim dhe këtë ndryshim e shoh te të rinjtë. Në këtë rast, të rinjtë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Ju bëj thirrje që pas zgjedhjeve të lënë mënjan interesat e ngushta vetjake dhe të shohin interesat e Kosovës. Ata duhet t’i thërrasin mendjes dhe ndryshimet të ndodhin shumë shpejt.

Shkëmbimi i territoreve …
Unë e kam kritikuar këtë tezë dhe vazhdoj të jem totalisht kundër. Kjo tezë është goditur, sidomos pas takimit të Berlinit. Jam kundër çdo mendimi që për të na njohur Serbia, duhet të japim territor. Nëse ndodh një gjë e tillë, Kosova futet në një rrugë pa krye dhe është e humbur

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...