'Provokon' Daçiç: Ma thanë amerikanët para dy muajsh kush fiton zgjedhjet në Kosovë

Hënë, 07 October 2019 19:01

Pak orë pas publikimit të rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, vjen edhe reagimi i ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Shefi i diplomacisë së Beogradit thumbon teksa shprehet se, e dinte se kush pritej t’i fitonte zgjedhjet parlamentare në Kosovë. 

Ai ka rrëfyer se, gjatë një bisede me të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin perëndimor, Matthew Palmer, i është thënë nga ky i fundit se, Lëvizja Vetvendosje dhe LDK do të dalin fituese në zgjedhje dhe se së bashku do të krijojnë qeverinë e ardhshme.

“Nuk është e rastësishme. Amerikanët kanë thënë se tani është çështje pak më e komplikuar sepse për herë të parë do të merren me një parti e cila ka në idetë e saj edhe  krijimin e Shqipërisë së Madhe”,  deklaroi Daçiç në hapjen e samitit të 19-të të ekonomisë në Beograd, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Sipas tij, duhet pritur për deklaratat e ardhshme të Albin Kurtit dhe Isa Mustafa pasi sipas tij, “gjë tjetër është kur flet nga opozita, diçka tjetër kur je në qeveri”. 

“Ne nuk mund të ndikojmë tek çfarë zgjedhin shqiptarët e Kosovoës. Ne duhet të bashkëpunojmë me të gjithë pa marrë parasysh nëse dikujt i pëlqen një parti apo jo. Në çfarëdo rrethane pres vazhdimin e dialogut, heqjen e taksës çka do të krijonin kushtet për zgjidhje”, theksoi Ivica Daçiç

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...