Zgjedhjet në Kosovë/ Tahiri mesazh Ramës: Kush prek interesin kombëtar, ndëshkohet nga qytetarët

Hënë, 07 October 2019 22:27

Zgjedhjet e djeshme në Kosovë nxorrën fituese Lëvizjen Vetëvendosje me kandidat për kryeministër Albin Kurtin. Por sipas politikanes së njohur kosovare, Edita Tahiri, kryeministri Edi Rama duhet të marrë mesazh nga këto votime.

Sipas saj, kushdo që prek interesin kombëtar, ndëshkohet nga qytetarët e vendit.

Sipas ish-ministres, PDK pësoi humbje për shkak se Hashim Thaçi mbështeste idenë e ndryshimeve të kufijve më Serbinë.

Ish-kryenegocatorja për bisedimet me Serbinë tha gjithashtu se bisedimet Aleksandër Vuçiç dhe Albin Kurtit do të jenë një sfidë interesante si për Prishtinën dhe për Beogradin.

 “Ndryshim i madh ka ndodhur në Kosovë sepse pushtetarët shkuan në opozitë. Dua të theksoj se PDK ka pasur një kohë të gjatë në pushtet dhe është dëmtuar shumë me faktin që Thaçi u mor me çështje të kufijve në dëm të Kosovës. Ky është ndoshta edhe një mesazh për zotin Rama që kur të ndodhin zgjedhje në Shqipëri do të ketë një ndëshkim sepse ishin çështje gjeopolitike dhe ne do duhet t’i mbronim interesat tona dhe jo të hynim në këto lojëra. Edhe vetë Borrel gjatë paraqitje në PE iu drejtua Ballkanit me sens politik”, është shprehur Edita Tahiri.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...