Javë vendimtare, Basha: Rruga që ka zgjedhur Rama, e gabuar. Propozimi ynë mbetet ende mbi tryezë

Tuesday, 08 October 2019 13:01

Kryetari i PD Lulzim Basha e ka bërë edhe një herë të qartë se opozita është e gatshme të kontribuojë për tejkalimin e krizës që ka kapluar vendin, por sicc tha ai sot para gazetarëve, është Rama ai që ka zgjedhur rrugën e gabuar edhe në këtë javë të fundit që ka mbetur vendimtare para vendimit të BE për negociatat e vendit.

‘Falënderova ministrin Shalenberg për mbështetjen e jashtëzakonshme austriake dhe në veçanti për mbështetjen që i jep procesit të hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Ndamë së bashku shqetësimin e shumë faktorëve europianë në raport me mosbesimin që ka krijuar qeveria shqiptare, duke mos plotësuar kriteret kryesore të hapjes ë negociatave.

E sigurova se Partia Demokratike dhe opozita e bashkuar janë të vendosura të japin të gjithë kontributin tonë për të tejkaluar këtë krizë të ëndë politike dhe problemet kryesore të shkaktuara nga kjo krizë politike dhe kjo qeverisje, që janë dhe pengesa kryesore për hapjen e negociatave.

Dua ta them fare qartë para ush se rruga që ka zgjedhur Edi Rama është rruga absolutisht e gabuar në këtë javë që ka mbetur për marrjen e një vendimi kaq të rëndësishëm për vendin tonë.

Është rruga e njohur e fajësimit të çdokujt tjetër, e sulmeve ndaj BE, e sulmeve ndaj qeverive europiane, e sulmeve ndaj shënjestrës së preferuar, opozitës, PD, medias madje dhe qytetarëve për të hequr vëmendjen dhe përgjegjësinë nga i vetmi njeri në fakt përgjegjës për këtë situatë’, tha Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...