Zgjedhjet në Kosovë dhe rezultati i tyre/ Mal Berisha: Të gjitha koalicionet të mundshme, por të bëhen në mënyrë demokratike, si zgjedhjet

Tuesday, 08 October 2019 16:15

Në një lidhje me Skype për Syri TV, diplomati i njohur Mal Berisha ka komentuar procesin zgjedhor në Kosovë dhe rezultatin e tyre.

Ai është shprehur i impresionuar nga sjellja demokratike që treguan politikanët dhe qytetarët e Kosovës duke zhvilluar një proces demokratik, sipas tij.

"Ka qenë një nga ditët më të bukura. Ajo që duhet përshëndetur është mënyra demokratike që shqiptarët e Kosovës bënë gjatë procesit zgjedhor. Edhe kryeministri që vendosi interesin kombëtar para atij personal. Dita e zgjedhjeve ishte një derivat i një procesi demokratik, ndërsa populli votoi lirshëm dhe solli atë proces që solli", deklaroi Mal Berisha.

I pyetur për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, diplomati i njohur u shpreh se fitorja e tij vjen si pasojë e përqafimit që i kanë bërë votusit në Kosovë platformës së tij.

"Unë mendoj se, politikanë si Kurti e nisin aktivitetin politik që herët. Është një djalë që aktivitetin e vet e ka nisur që kur ka qenë student. Rezultati është shumë i ngushtë me LDK-në, por është në krye të listës. E shoh si një akt ndaj një personi që futet në politikë me një axhendë të caktuar, duron, dhe pret të maturohet për të ardhur në pushtet. Ka vepruar me një platformë që masa kryesore e votuesve në Kosovë e kanë përqafuar", u shpreh Berisha.

Sa i përket koalicioneve të mundshme, Berisha u shpreh: "Të gjitha rrugët janë të hapura, por çfarë do lloj koliacioni duhet të kryhet në mënyrë demokratike, si zgjedhjet".

A ndihmojnë këto zgjedhje në rrugëtimin europian të Kosovës?

"Jam shumë i lumtur dhe i impresionuar nga sjellja e qytetarëve të Kosovës. Demokracia aty nuk ka një jetëgjatësi të madhe. Vetëm 11 vjet më parë u bë shtet i pavarur. Në kaq pak mkohë arritën në një standart demokracie që mund të barazohet me ato të Europës Perëndimore. Kosova është një pjesë integrale e kulturës europiane", deklaroi Mal Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...