“Gruaja e Bilalit”, themelues i KÇK-së

E mërkurë, 09 October 2019 14:11

Nga foltorja e Kuvendit Rama iu sul edhe një herë drejtësisë, duke i akuzuar ata drejtpërdrejt si hajdutë, të lidhur e të përfshirë me krimin. Konkretisht ai tha: “Disa prokurorë dhe gjyqtarë, kanë ngritur një grup ‘KÇK’. ‘KÇK’-kap ca të kapësh. Këtë grupin ky parlament do ta shpalli grup në kërkim. E them jo në mënyrë metaforike, por në mënyrë të drejtpërdrejtë. Me çdo mënyrë, me çdo mënyrë, duke ushtruar pushtetin e sovranit këtu. Të gjithë së bashku! Është e kotë që nga tryezat e opozitës te ngrihen këtu dhe të fajësojnë qeverinë. Prokurorë dhe gjykatës si ai në Durrës, plotë si ata bëjnë kërdinë mbi njerëzit çdo ditë. Nuk e mora telefonin me vete t’u lexoja një mesazh që mora. Sms marr çdo ditë nga njerëz që capërlohen. E dëgjova të nderuarin gojëtar të opozitës…ndihej ulërima deri jashtë. Po thoshe që shtetit merret me të vegjël e të mëdhenj”.

E gjithë kjo demagogji, me filozofinë për t’ia hedhur fajin tjetrit është e njohur. Rama kurrë nuk e ka pranuar as përgjegjësinë e as fajin për ato që ndodhin në këtë vend. Nuk ka pranuar as drogën, as kanabizimin, as vjedhjen e votave, as inkriminimin e parlamentit e pushtetit lokal, as vjedhjet me tendera, as oligarkët, as krimin e organizuar që gjen mbështetje tek qeveria e strukturat e tij... Ai është vetë krijuesi i këtij grupi. Ka mëse 6 vjet që punon e drejton qeverinë e sektit të Rilindjes, të themeluar nga ai vetë, me filozofinë e të “kapim çfarë të kapim”, por  ai e ka dorën e rëndë dhe vjedhjet janë miliona euro.  Herë me ligj e herë pa ligj, me korrupsion, trafik e drogë, krim e kërcënime, blerje e lëpirje Rama ka ngritur një sistem të tërë qeverisje mbi filozofinë ‘KÇK’-kap ca të kapësh. Nga kreu në bazë nga ministrat, tek nëpunësi më i thjeshtë i aparatit të tij qeverisës punojnë me KCK. Nuk mbaron dot një punë po nuk pagove, drejtësia nuk funksionon, buxhetet e shtetit janë kthyer në miniera ari për të korruptuarit e të pangopurit..  Madje, tani që po e parandjen fundit e tij, pas gjithë këtij zullumi, Rama  e ka forcuar më shumë “KÇK” e qeverisjes së tij, me PPP-të e marifete të tjera që implikon rëndë jo vetëm qeverisjen, por edhe parlamentin.  /55news.al

Modifikuar më E mërkurë, 09 October 2019 18:24
Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...