Çelja e negociatave/ Meta 'thumbon' Ramën: Nuk arrihet me lobime, por me zbatim reformash

Tuesday, 15 October 2019 20:12

I ftuar në ceremoninë e 10-vjetorit të Fondacionit “Konrad Adenauer”, presidenti Ilir Meta, duke folur për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, u shpreh prerazi se ky është një projekt i papërmbushur, teksa “thumboi” dhe kryeministrin Edi Rama, duke shtuar se ky proces arrihet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime.

“Harrojmë shpejt, harrojmë mbi të gjitha se ne nuk bëjmë dot pa Evropën dhe shqiptarët nuk mund të jenë as ato që kanë ëndërruar në vitet ‘90, pa një demokraci funksionale, pa zgjedhje të lira e të ndershme, pa parimet e kontrollit dhe balancës së pushteteve, pa media të lira, pa zgjedhje jo konkurruese.

Demokracia nuk ngelet në vend, nuk fotografohet, ajo forcohet e konsolidohet, ose tkurret e vdes. Ndaj është e rëndësishme t’i rikthehemi të kaluarës, për të mos lënë asnjë mundësi për t’u zhytur sërish në sistem jodemokratik.

Pas anëtarësimit në NATO, integrimi është projekti më i madh i shqiptarëve i papërmbushur. Ky proces bëhet vetëm me zbatimin e reformave dhe jo me lobime. Kërkohet reflektim i thellë e serioz nga të gjithë ne ndaj qëndrimit të fundit të Bundestagut, që na çon drejt dialogut, sundimit të ligjit, në shërbim të qytetarëve.

Më duhet të theksoj se disa nga shqetësimet që ata adresojnë nuk janë të reja, por të përsëritura prej të paktën tri vitesh në mënyrë sistematike. Këto ditë ne presim vendimin mbi çeljen e negociatave, urojmë dhe kërkojmë që ky vendim të jetë pozitiv dhe çdo vend që ka shqetësimet e tij konkrete shpresojmë t’i bashkohet qasjes së ndershme të Bundestagut, që të nxisë vendin të përmbushë të gjitha kriteret e nevojshme”, deklaroi ndër të tjera Meta.

Modifikuar më Tuesday, 15 October 2019 21:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...