Policia i ndaloi, lirohen të gjithë banorët e Unazës së re

E mërkurë, 16 October 2019 11:56

Gjykata Penale e Tiranës  ka lënë të lirë ish-deputetin, Klevis Balliu dhe protestuesit e tjerë të Unazës së Re. Seanca për 10 të arrestuarit u zhvillua me dyer të mbyllura.

Për të arrestuarit, Prokuroria kërkoi masën e arrestit me burg për gjithë të banoret e unazës. Nga prokurori Robert Kote dhe Denisa Hasko u paraqitën si prova raport shërbimet e policisë dhe pamje filmike të mediave online.

`Të arrestuarit akuzohen për veprat penale “Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishje e rendit dhe qetësisë publike, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".

Policia tha se këta shtetas në rrugën “Teodor Keko” në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.

Personat që dalin për masë sigurie

- Ruzhdi .Maqinaj 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
- Safet maksuti., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
- Benard nezha 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;
- Kujtim Ylli, 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;
- Bajram .Noka., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
- Agron .Thaci., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;
- Artan .Mucmataj., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;
- Klevis balliu, 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
- Dritan Noku., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;
- Andi Sharra, 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.

Modifikuar më E mërkurë, 16 October 2019 12:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...