Rama i bën gjëmën Zaevit

E Enjte, 17 October 2019 17:26

“E njohur për kultivimin e kanabisit, Shqipëria tani është edhe një vend transit për heroinën e kokainën”. Kështu do të shkruante pak ditë më parë media britanike për raportet negative të qeverisë Rama në këtë fazë deçizive për hapjen e negociatave. Krimi dhe korrupsioni e kanë mbytur Shqipërinë dhe disa vende anëtare të BE pritet të përmendin pikërisht këta faktorë këtë javë si shkak për të shtyrë përsëri bisedimet e anëtarësimit. Një vendim i pritur për Shqipërinë, por një fat i keq edhe për Maqedoninë e Veriut, pasi diskutimet në Këshillin e Kryeministrave të BE-së janë për të dy shtetet. E ndërsa Shqipëria ka marrë damkën e krimit dhe korrupsionit, Maqedonia e Veriut ka bërë shumë hapa para në rrugën e integrimit. Zgjidhja e mosmarrëveshjes së emrit me Greqinë, arrestimi i zyrtarëve të lartë, kujtojmë dënimin për ish-presidentin Gruevski apo edhe goditja e korrupsionit do të bënin që Maqëdonia ta meritonte çeljen e negociatave, por fati i saj i keq është që vendimi po merret për të dyja shtetet dhe Rama po shndërrohet në ferrën e Maqedonisë së Veriut.

Madje edhe kryeministri Zaev arriti të deklarojë se vendi i tij mbahej peng nga ne.

Shqipëria u zhyt në krizë politikë këtë vit me publikimin e përgjimeve nga hetimi i trafikut të drogës që tregoi se si figura të krimit kishin përdorur influencën e tyre për të ndihmuar socialistët të fitonin më 2017.  Në të njëjtën kohë, Saimir Tahiri, ish-ministër i brendshëm dhe aleat i afërt i Ramës, u gjykua për trafikim droge pasi përgjimi i bisedave nga policia italiane linte të kuptohej se ai ndihmonte një bandë të kushërinjve të tij të largët, por një prokurori e kapur bëri që akuzat për të të mos hetoheshin me qëllim rrëzimin e  tyre në gjykatë.

Për përgjigjet negative, për të 6 vit radhazi, Rama ka justifikimet e tij. Fajin asnjëherë nuk e ka ai. I kapur në mashtrime të njëpasnjëshme Rama do fillonte të ndryshonte gjuhën duke thënë se ngelja në klasë e Shqipërisë ishte më shumë problem i brendshëm i BE sesa mosrealizim i objektivave nga qeverisja e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...