Si do të ikë Rama nga qeveria? Kejdi Mehmetaj tregon rrugën

Tuesday, 22 October 2019 15:13

Ish-deputetja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj e ftuar në rubrikën “Opinion” në News 24 tha se pas dështimit të hapjes së negociatave me BE,  kryeministri Edi Rama duhet të ishte larguar një orë e më parë dhe jo të shpërndante përgjegjësitë. Ajo tha se opozita është e gatshme për të zgjidhur krizën politike që vijon prej muajsh, ndërsa shtoi  faktin se 9 pikat e Bundestagut gjerman janë pasqyrë e qartë e situatës në të cilën ndodhet sot vendi ynë.

 “Nëntë kushte e Bundestagut tregojnë situatën e vështirë në  Shqipëri. Moshapja e negociatave do të sjellë largime të tjera të shqiptarëve, Shqiptarët po kërkojnë azil  sepse nuk ka një ekonomi, as sistem arsimor që iu përgjigjet nevojave. Ndërkohë çmimet vijojnë të rriten. Kjo është ajo që duhet të flasim dhe opozita ka folur për këtë. Ne duhet ta shohim veten tonë sërish në rrugën e integrimit. Besoj që përkundër papërgjegjshmërisë që karakterizon Ramën, ai duhet të ishte dorëhequr, njësoj si në Maqedoninë e Veriut. Rama kërkon të hedhë përgjegjësinë kudo. Shqiptarët sot kërkojnë më shumë azil se vendet që janë sot në luftë .Sot në Shqipëri kemi një parlament që është në dorë të kryeministri, kemi bashkitë që janë në dorë të kryeministrit dhe çdo institucion tjetër, dhe këtë e kanë thënë raportet e huaja. Çfarë detyrash janë bërë kur shqiptarët nuk e shohin veten e tyre në Shqipëri”-tha Mehmetaj

Por si do të ikë Rama nga qeveria, për këtë Mehmetaj dha këtë përgjigje: “Së pari vlen të theksojmë që ikja e Ramës  nuk lidhet vetëm me disa proceset e caktuara. Ndryshimi që ne kërkojmë është  tek nevojat që kanë njerëzit. E gjithë klasa politike duhet të bëjë planin e shpëtimit të shqipërisë dhe të kthejmë mbrapsht trurin që po i ikën shqipërisë. Kjo behët vetëm me rotacion politik. Në një vend të marrë peng nuk mund të ketë ndryshim. Ndryshime mund të vijë përmes zgjedhjeve të liria”-theksoi Mehmetaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...