Ky është zv/ kryeministri ynë! Shikoni si Braçe flet për jetën e Alvinit

Tuesday, 22 October 2019 16:59

Prej ditësh në Shqipëri po diskutohet për rastin e fëmijës 11-vjeçar, Alvin Berisha, që ndodhet i bllokuar në kampin Al-Hol në Siri.

Emisioni investigativ ‘Le iene’ bëri publik edhe reportazhin e realizuar në Siri, që të vinte në vëmendje debati për shpëtimin e fëmijëve dhe grave që janë të bllokuar në Siri, por jo për zgjuar nga gjumi shtetin.

Deri tani publikisht nuk ka asnjë veprim të shtetit, pasi nuk dihet ende fati i Alvinit dhe shqiptarëve të tjerë. Nga ana tjetër zëvendës kryeministri Erion Braçe, debaton me komentuesit në rrjetin e tij social Instagram dhe tregon arrogancë nga e drejtuesve te shtetit.

Në një foto të publikuar pak ditë më parë, qytetarët i kërkojnë Braçes llogari për jetën e Alvinit, që është në rrezik, por numri dy i qeverisë përgjigjet kështu: ‘Po shko çliroje ti meqë je me trimi nga te gjithë!

Merr me vete dhe ata qe e çuan ne Siri se vete nuk shkoi apo jo?

Madje merr dhe ndonjë italian me vete se nga Bergamo ka ikur, jo nga ky vend!

Po si ka mundësi qe e keni kollaj te pështyni dhe tmerr te vështire te mendoni? Po si ka mundësi qe këto rrjetet sociale ia kane bere akoma me te vështire te mendoni dhe fare te lehte te pështyni?!’.

Me të njëjtën gjuhë Zëvendës Kryeministri u kthehet të gjithë komentuesve, duke u hedhur fajin atyre për Alvinin dhe nuk flet se si do ta shpëtojë shteti shqiptar 11-vjeçarin e bllokuar në Al-Hol.

 

auto_72691100_10219250695040276_858266797978157056_n1571752179.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...