Moti i keq/ Përmbytje, bllokim rrugësh dhe mungesë e energjisë elektrike

E Enjte, 07 November 2019 09:46

Moti i keq ka sjellë probleme në disa zona të vendit, duke shkaktuar përmbytje rrugësh, rrëshqitje dherash dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Në qarkun Gjirokastër, sipas informacionit nga emergjencat e bashkive, gjatë natës ka rënë 15 mm reshje shiu. Mungon energjia elektrike në Njësinë Administrative Luftinjë dhe Njësinë Administrtive Buz, bashkia Memaliaj. Rrugët janë të hapura dhe nuk paraqiten probleme.

Lumi Vjosa është në shtratin e tij dhe nuk përben shqetësim.

Në Kukës, gjatë natës ka patur reshje shiu të dendura që ende vazhdojnë. Aksi Ura e Bujanit-Qafe Morine, Sopot-Kerrnaj-Qafe Mejdan-Tropoje-Buçaj për momentin është e qarkullueshme. Aksi B.Curri-Valbonë, në segmentin Komuna Margegaj-Qender Dragobi, për momentin qarkullohet me një korsi pasi në rrugë kanë rënë gurë të mëdhenj dhe inerte. Aksi B.Curri-Fierzë është i qarkullueshëm, por edhe aty kanë rënë në rrugë gurë e inerte. Makineritë dhe fuqia punëtore ndodhen në teren, për pastrimin e akseve.

Në disa segmente ka prurje të mëdha të ujërave, që kanë dalë jashtë kanaleve të kullimit.

Mbrëmjen e djeshme pati përmbytje në Durrës dhe në Lezhë.

Sot, në Lezhë situata duket më e  qetë. Uji është tërhequr nga zonat ku kishte përmbytje mbrëmë, si në Lezhë ashtu dhe në Shëngjin. Ndërkohë probleme ka me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra për shkak të dëmtimit të linjave elektrike nga stuhia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...