Beteja President-mazhorancë për Kushtetuesen/ Dervishaj: Nëse votohet rezoluta nesër, kemi të bëjmë me përplasje institucionale

E Enjte, 14 November 2019 17:25

Betimi i Arta Vorpsit para një notereje si anëtare e Gjykatës Kushtetuese është një nul juridik, ndërsa  aktet noteriale janë të papranueshme.

Kështu u shpreh në një intervistë Syri TV këshilltari juridik i presidentit të Republikës, Bledar Dervishaj.

Sipas tij, neni 129 i Kushtetutës dhe neni 8 i ligjit për Gjykatën e qartëson saktë se, betimi bëhet vetëm para Presidentit të Republikës.

Si nisi përplasja mes Parlamentit dhe presidentit për çështjen e Arta Vorpsit?

“Presidenti emëron 3 gjykatës të Gjykatës Kushtetuese, 3 të tjera nga Kuvendi dhe 3 nga Gjykata e Lartë. Për shkak të mbarimit të mandatit të zotit Berberi e ka shpallir vakancën që në shkurt, po atë ditë u shpall vakanca edhe për një gjykatës tjetër dhe më pas iu përcollën Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Anëtari i parë emërohet nga presidenti, i dyti nga Kuvendi dhe i treti nga Gjykata e Lartë. Kjo rradhë ndiqet për të gjitha emërimet.  Që do të thotë se, presidenti nuk mund të emërojë 2 gjyqtarë pas njëri-tjetrit, por të plotësojë vakancat”, u shpreh Dervishaj.

Pse u emërua Besnik Muçi pa kaluar Vettingun?

“Kandiatët për Gjykatën Kushtetuese duhet të kenë kaluar Vettingun. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi kja miratuar edhe disa akte nënligjore, dhe falë kësaj pikëzoi dhe lejoi emërimin e zotit Muçi dhe ia paraqiti si kandidaturë presidentit. Presidenti i ka bërë me dije në relacionin e tij”, tha këshilltari i kreut të shtetit.

Çfarë do të ndodhë ditën e nesërme?

"Përse Kuvendi anatemon kompetencat e presidentit të Republikës. Nëse ajo rezolutë votohet nesër, atëherë kemi të bëjmë me përplasje institucionale. Më vjen keq që Kuvendi vijon të kundërshtojë pa të drejtë vendimet që merr presidenti i Republikës. Është komplet qëndrim politik", tha ndër të tjera Dervishaj. 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...