“Mafia shqiptare lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”, Basha lexon fjalët e prokurorit italian: Ja pse Rama do të kapë drejtësinë

Premte, 15 November 2019 19:23

Kryetari i PD Lulzim Basha në një dalje publike për mediat deklaroi se kryeministri Edi Rama po kap reformën në drejtësi. Basha tha se Rama është njeriu që ka interes më shumë të kapë reformën, pasi ai e di se rrezikon të dënohet.

Basha ka lexuar fjalët e kryeprokurorit italian të mafies Federico Cafiero De Raho, teksa ai thotë se “mafia shqiptare ka lidhje me nivele të larta të politikës në Shqipëri”. Sipas Bahës, kaq mjafton për të kuptuar se kush ka lidhje me mafien e kush e do kapjen e reformës në drejtësi.

“SPAK dhe BKH janë jetike sot për Shqipërinë, por u vonuan që të jenë në kontroll politik. Të gjithë e dimë se kush ka interes për kapjen e reformës në drejtësi. Sot kryeprokurori italian i mafies na kujtoi se kush nuk do reformën në drejtësi. Këto fjalët e De Raho:” “Mafiozët shqiptarë kanë krijuar lidhje me politikën dhe interesat e tyre janë të ngushta me politik-bërjen në Shqipëri”. Ju e dini se ka 6 vjet që denoncojmë kapjen e shtetit nga interesa mafioze. Mjafton kjo deklaratë për të kuptuar sekush tmerrohet nga forca e ligjit, se kush interesohet për të kapur reformën në drejtësi. PD do një drejtësi të pavarur. PS nuk ka interes për reformën në drejtësi sepse kjo parti do të ishte subjekt i parë i reformës në drejtësi”, tha Basha.

Lulzim Basha theksoi se Rama tashmë do të kapë edhe institucionin e Presidencës, ndërsa vlerësoi se ai është njeriu që ka penguar integrimin europian të vendit.

“Maxhoranca do që të kapë presidencën. Mirëpo Gjykata Kushtetuese ë2shtë një nga kushtet e Bundestagut. Edi Rama nëse mendon se mund t’ia hedh Bundestagut, e ka shumë, gabim, sepse është institucioni më i formuar për atë që ndodh në Shqipëri. Rama kujton se me letra bakalli “u kry” do të bëj punë. Edi Rama ëhstë një person që për interesa të vetat pengon integrimin e vendit. Thirrja ime ndaj PS është të ndalë këtë politikë. Shqipëria ka nevojë për Gjykatë Kushtetuese”, u shpreh Basha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...