Zgjidhet kryetari i ri i FRPD në Tropojë, Këlliçi: Ta largojmë qeverinë që s'mban asnjë premtim

Diel, 17 November 2019 10:48

Belind Këlliçi, kryetari i FRPD-së, i ka bërë thirrje shqiptarëve dhe në veçanti të rinjve në të gjithë vendin, që të bëhen pjesë e ndryshimit, “Shqipërisë që duam" për të larguar një qeveri dhe një kryeministër që nuk mban asnjë premtim.

Pasi mori pjesë në riorganizimin e degës së FRPD në Tropojë,  Këlliçi shkroi në Fb: “ Përfundoi me sukses riorganizimi i FRPD Tropojë. Urime kryetarit te ri Ardon Breçani dhe zv.kryetarit të ri Erkand Sinani.

Papunësia, shpopullimi i kësaj zone përmes emigracionit masiv si dhe rikthimi i shpresës ishin temat kryesore të diskutimit.

Asgjë nuk do të ndryshojë për të ardhmen tonë, nëse të rinjte nuk marrin vetë në dorë fatin e tyre.

Ky ishte dhe zotimi i FRPD Tropojë!

Shqipëria nuk mund të vazhdojë të humbasë vajzat e djemtë e saj më të mirë duke u larguar në azil politik, por shqiptarët duhet përfundimisht të largojnë një qeveri që nuk punon për interesin e tyre dhe një kryeministër si Edi Rama, që nuk mban asnjë premtim.

Ndryshimi po vjen, ejani bëhuni pjesë e Shqipërise që duam.”

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...