“Jemi në hartë të rrezikshme”, profesor Meshi: Nuk besoj se ka tërmet tjetër të fuqishëm, koha që njerëzit të qetësohen

E Enjte, 05 December 2019 16:39

Teknonisti dhe gjeologu Avni Meshi i ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” dha mendimin e tij në lidhje me tërmetin e fuqishëm të 26 nëntorit, që tronditi vendin.

Profesor Meshi u shpreh se tërmeti i 2 nëntorit ishte i fuqishëm, ndërsa shtoi se nuk beson se do të ketë tjetër tërmet të fuqishëm në vend.

“Tërmeti i 26 nëntorit ishte më i fortë sesa mesatar. Tërmeti kishte energji të akumuluar. Pas çlirimit të energjisë, pritet edhe rregullimi i situatës. Por kjo nuk  përjashton mundësinë që të ketë edhe lëkundje më të fuqishme. Tërmeti është një “stres” që shkarkohet. Pritet të vendoset një ekuilibër i ri dhe normalisht që ka pas-lëkundje. Kurb them tërmet i madh mund të ndodhë edhe pas 20 vitesh a më shumë, unë flas me kohë gjeologjike. Mund të thuhet, sepse siç dihet tërmeti nuk parashikohet, Por, nuk besoj se ka tërmet të fuqishëm prapë. Paslëkundjet ndodhn për të vendosur ekuilibrin.”, tha Meshi.

Profesor Avni Meshi shpjegoi se kush janë zonat më të rrezikuara, ndërsa vuri në dukje se Tirana ndodhet shumë pranë këtyre zonave që gjatë gjithë kohës janë të ekspozuara ndaj rrezikut.

“Në tërmet, nuk është mirë që të lëvizësh. Mirë është që të jesh i qetë dhe menjëherë të shkosh poshtë tavolinës, mënyra më e mirë për t’u shmangur. Ajo që na mbetet është të ruajmë qetësinë. Lëvizja horizontale është shumë e rrezikshme. Aksi i rrezikshëm është Vlorë- Elbasan – Dibër. Edhe tërmeti i Dibrës ka qenë i fuqishëm. Tjetër shkëputje është edhe ajo që kalon në Dhërmi për në Greqi. Tirana, jemi shumë afër, sepse Durrësi është pranë kryeqytetit. Sa më i thellë, aq më afër Tiranës do jetë.  Zona më e rrezikshme aktualisht është edhe kjo ku jemi ne. Ne jemi një mikro-pllakë dhe është hartë e rrezikshme.  Dje a pardje ndodhi një tërmet në Vlorë, sepse është zona e rrezikshme nga pikëpamja sizmike. Por, se kur mund të ndodhë tërmeti, këtë askush nuk e di, askush nuk e di se kur mund të ndodhë”, deklaroi Meshi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...