Rama sulmon me emra Zhejin dhe Markun: Po mashtrohet KE dhe KiE

E mërkurë, 18 December 2019 12:17

Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kuvendi se Komisioni Europian dhe Këshilli i Europës janë mashtruar nga organizatat e mediave për atë që po ndodh me nismat anti-shpifje.

“Kam komunikuar me KE dhe KiE dhe u kam thënë se jeni nën presionin e organizatave të rreme të medias. Organizata të rreme, si profilet false në FB. Apo si dikush që në emër të një organizate del në RaiTre dhe flet pa turp për censurë dhe burgje të mbushur me gazetarë. Kjo është ccështje e kufizimit të lirisë për të shpifur, për të shpifur ndaj atyre që u tregojnë njerëzve qindra miliona eurot e mia në offshore, pallatet e mia në Spanjë dhe të tjera e të tjera. Këto janë fakte që ose duhet të më largojnë mua nga jeta publike, si mund të vazhdojë kjo bashkëjetesë kështu? Për ccdo akuzë që shkruhet, duhet të jepen fakte,” tha Rama.

Ai më pas sulmoi gazetarë me emra konkretë.

“Artur Zheji e bëri vajzën tonë, dashnore të ministrit dhe tani thotë se do largohet nga Shqipëria pasi të bëhet ky ligj. Humbi edhe gjyqin për këtë shpifje të ulët. Unë me këta jetoj dhe mbijetoj edhe 1 mijë vjet të tjera, por kjo është për të lehtësuar gjithë atë koncentrat helmi që këta hedhin në gjakun e shoqërisë nga mëngjesi deri në darkë. Një tjetër hero aty jashtë është Mark Marku, që jo më larg se dje, nuk la fjalë pa i thënë një deputetit, duke i kërcënuar se do i thyejë kokën me shishe. Ky duhet markuar me pullë të kuqe kur flet për lirinë, por që ka të gjithë lirinë për t’i thënë të gjitha ato,” tha Rama.
 

“Kjo është një xhungël skllevërish të pasiguruar, që merren në punë sot dhe hidhen në rrugë nesër. Me domeine të regjistruara jashtë Shqipërisë dhe nuk i japin llogari askujt. Marrin para lart e poshtë dhe nuk paguajnë asgjë. Xhungël që prodhon urrejtje, dizinformim, dëshpërim. Ky ligj mbron dinjitetin e të drejtave të tua, Rudina Hajdari, kur të ulin dhe të ngrenë sipas qejfit, kur ti mendon me kokën tënde. Ky sistem, i njëjti mekanizëm është sot për mediat audiovizuale,” tha Rama.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...