Mini-Shengeni, si qasje e turpshme ndaj Kosovës

Premte, 27 December 2019 11:02

Nga Artur-Zheji

KM-ja nxori në mediat e fshatit një thënie jashtë kontekstit filozofik, të filozofit Kierkegaard, për të na mbushur mendjen se ajo që bëri me Mini-Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojnë të “guxojë”, që të mos humbë veten.Se kush është Kierkegaard, nuk është vendi ta themi këtu, por ai, përveç dhimbjes së mesit, që e ka pasur të përbashkët me KM-në e fshatit tonë, nuk ka asgjë tjetër Kierkegaard, në doktrinën e tij, mendonte se “ekzistenca e njeriut përbëhet nga ankthi dhe dëshpërimi që buron nga dështimet…”

Më kujtohet se në vitet ’90 qarkullonim midis nesh një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjendje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe.

Por ta shfletosh sot Kierkegaardin dhe t’ia japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikosh budallallëkun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperative që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësisht se nuk ke realizuar planin e korrjeshirjeve.

Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o Kryeministri i fshatit tonë, po më mirë të del të kërkosh falje drejt e drejt se e ke menderosur për faqe të zezë.

Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon…

Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...