“Kosova na dha gaz lotsjellës por s’e përdorëm’, shkrimtarja i kthehet Sandër Lleshajt: Duke parë portretin e ministrit tim m’u përmbys siguria

E mërkurë, 12 February 2020 16:50

Shkrimtarja e njohur Flutura Açka ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj sot gjatë senacës plenare në Kuvend, ku tha se gazi lotsjellës i përdorur për protestën e opozitës ka qenë shqiptar megjithëse kanë marrë edhe nga Kosova.

Açka, e ka konsideruar këtë një lajm të parëndësishëm dhe që sipas saj bëhet me qëllim për të zhbërë moskuptimet e vizitës së djeshme të kryeministrit të ri të Kosovës Albin Kurti, i cili pati një përplasje me kryeministrin Rama sa i përket Minishengenit Ballkanik.

“Kështu që sa më larg Kosovës me kësi deklaratash, pasi ajo do të jetë shtet shumë përpara nesh, edhe pse ne gegëtoskë të këtushëm, i kemi futur shpesh shkopinj nën rrota. Mund të ishte kursyer kjo “e vërtetë”, si shumë të tjera që nuk do t’i mësojmë kurrë.

Duke parë sot portretin e kuruar të ministrit tim, m’u përmbys siguria që shpesh ndeshim: se pas një fytyre të dashur, rrinë gjithnjë babaxhanë. E të mendosh një çast se mund të ishte edhe presidenti ynë, nga kushti i vetëm se e dashuron letërsinë, arsye për të cilën edhe unë e kam çmuar”, shkruan Açka ndër të tjera në reagimin e saj.

Kujtojmë se ministri Lleshaj sot gjatë seancës plenare ka deklaruar se për protestat e opozitës është përdorur gazi që ka qenë nga rezervat e policisë së shtetit, sakaq shtoi se është marrë nga Kosova një sasi e caktuar me granata gazi lotsjellës por që nuk janë përdorur.

“Menaxhimi i protestës ishte sipas librit të shkollës më të mirë europiane të policisë. Gazi është përdorur nga rezervat e policisë së shtetit që ka pasur në dispozicion që prej qeverisë së mëparshme. Sigurisht që është marrë një sasi nga Kosova, por nuk është përdorur asnjëherë dhe është kthyer në dijeninë time nga është marrë”, tha Lleshaj nga Kuvendi.

Postimi i Flutura Açkës:

Çfarë ka dashur të thotë me këtë pikërisht sot? Ka patur me qindra raste ta thoshte edhe më parë, edhe pse është një lajm pa kurrfarë rëndësie. Që Kosova është dorëzanë në helmimin e shqiptarve të këtushëm? Nuk kishin ndonjë lajm më të ndershëm të zhbëheshin moskuptimet e vizitës së djeshme të Albin Kurtit? Pavarësisht arsyeve, fundja një protestë popullore me lejën e shtetit qe. Në ato protesta u helmua populli me gaz, po t'u kthehesh pamjeve i kujton me ankth ato orë tragjike të Tiranës njëqindvjeçare. Helmohej “ar miku”, por edhe populli që nuk ishte në protestë, që ecte në rrugë, fëmijët që dilnin në dritare kopshtesh të shihnin ç’bënin prindërit dhe “kujdestari” i jetës së tyre, shitësat, këpucëlyerësit, njerëzit që kishin mbushur baret e nuk i dokëndis politika.

Sigurisht, më mirë gaz se plumba, por edhe pse 6 vjet në pushtet me të gjitha armët në duar, ky pushtet nuk i ndëshkoi kurrë vrasësit e katër shqiptarëve të thjeshtë në 21 janar 2011. Kështu që sa më larg Kosovës me kësi deklaratash, pasi ajo do të jetë shtet shumë përpara nesh, edhe pse ne gegëtoskë të këtushëm, i kemi futur shpesh shkopinj nën rrota. Mund të ishte kursyer kjo “e vërtetë”, si shumë të tjera që nuk do t’i mësojmë kurrë. Duke parë sot portretin e kuruar të ministrit tim, m’u përmbys siguria që shpesh ndeshim: se pas një fytyre të dashur, rrinë gjithnjë babaxhanë. E të mendosh një çast se mund të ishte edhe presidenti ynë, nga kushti i vetëm se e dashuron letërsinë, arsye për të cilën edhe unë e kam çmuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...