Zbardhet ekspertiza dhe zbulohet blofi me `Dëshmorin e Vorioepirit`/ Kacifas ka vrarë veten!

Saturday, 15 February 2020 15:13

Kostandin Kacifas, i cili nga qarqe të shumta greke është konsideruar si një “hero” që ra në luftë me repartin special RENEA ditën e “JO-së greke ndaj Italisë fashiste”, ka vrarë veten me dy plumba.

Ky është përfundimi i ekspertizës mjeko-ligjore të policisë shkencore për ngjarjen e ndodhur në Bularat të Gjirokastrës më 28 tetorit 2018 kur shënohej dita e dëshmorëve të Greqisë, e cila rrëzon pretendimet e ngritura deri para këtij momenti se Kacifas u vra nga efektivët e RENEA-s. Kacifas qëlloi me breshëri kallashnikovi kundër policisë shqiptare në fshatin Bularat dhe nuk iu përgjigj thirrjeve të vazhdueshme të policisë për t'u vetëdorëzuar dhe për të ndalur sulmin.

Hetimet janë kryer nga prokurori i Krimeve të Rënda, Njazi Seferi, dhe së fundi nga prokurorët e Gjirokastrës, aty ku dosja u transferua prej muajit janar 2020. Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Elton Qyno për `Shqiptarja.com”. 

Mësohet se nga konkluzionet e aktit të ekspertimit mjeko-ligjor të kryer në trupin e viktimës, ka rezultuar se Kacifas ka marrë dy plumba, një në pjesën poshtë nofullës, ku plumbi nga qenë tejshkues, duke hyrë nga poshtë lart, dhe një tjetër në pjesën e gjoksit. 

Nga të gjitha konkluzionet e ekspertizave të administruara në këtë dosje, prokurorët thonë se Kostandinos Kacifas ka kryer vetëvrasje. Ekspertizat kanë qartësuar se plumbin e marrë në kokë, arma ka qenë me puthitje, duke argumentuar se ka qenë vetë Kacifas, ai që ka drejtuar armën nga vetja.

Kacifas është rrethuar nga forcat e policisë dhe RENEA në një zonë malore në dalje të fshatit Bularat. I vënë nën presionin e policisë dhe duke mos dashur të dorëzohet, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme me altoparlant nga negociatorët e RENEA-s,  Kacifas ka qëlluar veten duke kryer vetëvrasje. Prokurorët argumentojnë se ai ka marrë dy plumba nga arma automatike kallashnikov që kishte me vete.

Sipas hetuesve, plumbi i dytë është kryer nga e njëjta armë dhe qitja është kryer shumë shpejt, ku mendohet se ka ndikuar forca e rëndesës së gishtit në këmbëzën e automatikut. Në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja të qitura nga armët e forcave të policisë. Ndërsa shumë pranë trupit të Kacifas, është gjetur arma automatike dhe disa gëzhoja të qitura pikërisht nga kjo armë.

Pritet që në muajt në vazhdim prokuroria e Gjirokastrës të mrarë një vendim përfundimtar për këtë çështje, duke i kërkuar gjykatës pushimin e dosjen penale, për shkak se kanë arritur në përfudnimet se kemi të bëjmë me vetëvrasje dhe jo vrasje nga policia.

Më 28 Tetor 2018, në fshatin Bularat të Gjirokastrës që banohet nga minoritarë grekë, gjatë kohës që mbahej ceremonia përkujtimore e festës kombëtare të Greqisë, minoritari Kostandin Kacifas, qëlloi me armë policinë shqiptare dhe pas disa orësh betejë me forcat e rendit, gjeti vdekjen. Ngjarja acaroi marrëdhëniet mes dy shteteve dhe dy popujve. Nacionalizmi ekstrem gjeti në këtë rast tokë të begatë për t’u shfaqur në forma nga më agresivet. Familjarët e Kacifas gjatë ceremonisë mortore dhe më pas gjatë ceremonive përkujtimore akuzuan shtetin shqiptar se e ka vrarë qëllimisht Konstandinin, por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se pavarësisht agresivitetit ai nuk është qëlluar nga forcat speciale të policisë shqiptare, por ka vrarë veten në ditën e "JO-së greke ndaj Italisë fashiste".

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...