“Kryeministri i pafuqishëm të godasë kriminelët”, Bardhi shpërndan videon: Krimi pastron paratë në mes të Tiranës, Rama s’i prek dot

Hënë, 02 Mars 2020 13:21

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazmend Bardhi me anë të një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale, shprehet se kryeministri është i pafuqishëm të godasë krimin.

Bardhi thekson se asnjë pasuri reale nuk do të goditet nga OFL-ja, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës. Ai shton se krimi pastron paratë në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk i prek dot.

Postimi i Sekretarit të Përgjithshëm të PD Gazmend Bardhi:

Edi Rama është i pafuqishëm për të goditur pasuritë e krimit. Asnjë pasuri reale e krimit nuk është prekur dhe as nuk do të preket nga OFL-ja e Edi Ramës, sepse shumë nga këto pasuri janë shpërblim për kriminelët që kanë blerë vota për pushtetin e Edi Ramës.

Kur bëhet fjalë për të goditur krimin, Edi Rama ka vetëm fjalë dhe propagandë. Krimi ndërton dhe pastron para në mes të Tiranës dhe Edi Rama nuk e prek dot. Krimi merr tendera publikë nga qeveria e Edi Ramës. Krimi ka leje ekskluzive mbi pasuritë natyrore të vendit dhe Edi Rama vazhdon të punojë për ta. Krimi e ka folenë në zyrën e Edi Ramës!

Partner me krimin që në fillimin e karrierës si Kryetar Bashkie, Edi Rama është i pabesueshëm!

 
 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...