Koronavirusi/ Vasili apel Ramës: Zgjidhe qesen, mjaft me teatër, vendos fonde 20 milion euro sa 1 km rrugë koncesionesh

Saturday, 07 Mars 2020 17:39

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili i ka bërë apel Ramës që të japë fonde për të luftuar koronavirusin pasi në qendra shëndetësore mungojnë dezinfektantë, doreza, alkool maska dhe as ujë.

Po ashtu Vasili shprehet se Rama duhet të heshtë dhe të ”zgjidhë qesen” pasi flet vend e pa vend dhe dëmton vendin me injorancën mjekësore për koronavirusin.

Ndër 5 zgjidhjet që propozon Ramës, e para dhe më e thjeshta që shkruan Vasili është të vendosë 20 milion euro fonde për luftën ndaj koronavirusit aq sa ka akorduar për 1 km rrugë tek Unaza e Re.

STATUSI I PETRIT VASILIT

Edi Rama zgjidhe qesen, coronavirusi nuk perballet me teater mediatik!!

Mungesat ne qendrat shendetesore me dezinfektante, doreza, alkol, maska bile edhe uje jane Fakt.

Qe financimi i qeverise eshte shume i ulet dhe nuk permbush gjekundi kerkesat edhe ky eshte Fakt.

Qe personeli shendetesor eshte i pambrojtur per shkak te ketyre mungesave te medha te materialeve bazike eshte Fakt.

Qe Edi Rama vetem e vetem justifikohet ne menyre agresive dhe pa logjike eshte Fakt.

Qe Edi Rama genjen duke krahasuar pa asnje lidhje shendetesine shqiptare me shendetesine Franceze vetem per te justifikuar veten edhe ky eshte Fakt.

Qe Edi Rama flet vend e pa vend dhe helmon e demton vendin me injorancen e tij mjeksore per coronavirusin eshte sigurisht Fakt.

Edi Rama duhet te qetesohet, te heshte dhe permbahet ne esklamacionet e tij profane.

Zgjidhjet jane te thjeshta

1.Te vendose fonde per coronavirusin sa 1 km rruge koncesionesh pra 20 milion euro dhe kjo eshte kaq e thjeshte.

2.Te siguroje materialet mbrojtese per personelin mjeksor per te evituar rreziqet e medha per infektim te tij.

3.Te heshte dhe te lere profesionistet te flasin.

4.Te lere alibite genjeshtare e te mos krahasoje Shqiperine me asnje shendetesi europianoperendimore sepse ofendon shqiptaret.

5.Te lere sjelljet qesharake dhe inskenimet prej llafazani trimosh perpara kamerave me regji te tij, sepse corinavirusi nuk kerkon teater mediatik, por veprime konkrete.

Edi keto presin shqiptaret, boll ngope oligarket me para’ dhe TV me llafe, zgjidhe qesen koha nuk pret neser do te jete vertet shume vone.

P.S. Kongresi i SHBA miratoi financimin prej 8.3 miliard dollare per coronavirusin si dhe prodhimin masiv te detyruar te maskave mbrojtese nga te gjitha kompanite e sektorit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...