”Mbyllni aktivitetet tregtare”, Neranxi thirrje Ramës: Deri tani masat e marra janë të duhura, por të pamjaftueshme, ja ç’duhet të bëni

E Enjte, 12 Mars 2020 15:24

Nikollaq Nernanxi, kreu u Shoqatës për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë i ka bërë thirrje Ramës dhe qeverisë të marrë vendimin ekstrm për të mbyllur aktivitetet tregtare.

Neranxi vlerëson masat e marra të deritanishme por kërkon që të vendoset mospagesa e asnjë takse apo tarifke nga ana e biznesit për tre muaj si dhe të subvencionohet nga shteti pagesa e plotë e sigurimeve shoqërore të të punësuarve për të paktën tre muaj.

Duhet parandaluar sipas Neranxit pushimi i punëtorëve nga puna për shkak se pas kalimit të situatës bizneset të goditura nga kriza financiare do të fillojnë me pushimet.

STATUSI I NIKOLLAQ NERANXIT

Thirrje qeverise shqiptare dhe Kryeministrit Rama: “Mbyllni aktivitetet tregtare dhe merrni keto masa lehtesuese!”

Ne situaten e krijuar, cdo mase, sado ekstreme ne dukje, sherben per shendetin e popullates. Deri tani masat e marra jane ato te duhurat, por te pamjaftueshme. Shoqata per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise me kryetar Nikollaq Neranxin, beri thirrje dy dite me pare per:
– Lehtesim te barres fiskale!
– Mos aplikim i kamatvonesave ne pagesat e faturave te ujit dhe te dritave.

– Mos aplikim i gjobave per vonesa ne pagesat e TVSh apo tatim fitimit.
– Negocim me bankat per shtyrjen e pagesave te kesteve te kredive.

Falenderojme qeverine dhe Banken e Shqiperise e cila vendosi shtyrjen e shlyerjes se kesteve, me tre muaj, per qytetare dhe biznese.
Mbyllja e bareve dhe restoranteve ishte vendimi i duhur, por nuk mjafton. Duhen mbyllur te gjitha njesite tregtare te pakten deri ne fund te marsit. Cfare kuptimi ka te mbyllesh nje bar dhe te lesh hapur nje parukeri psh!? Mos beni gabimin qe bene italianet te cilet te frikesuar nga fatura financiare, vetem dje e moren kete vendim, qe te lene hapur vetem farmacite, dyqanet e ushqimeve, pikat e karburanteve dhe kioskat. Ate duhet te bejme edhe ne, sepse duke lene hapur cdo dyqan, shpenzimet do te rriten neper spitale me me shume te infektuar dhe nuk fitohet asgje keshtu.

Te merren vendime si me poshte:
– Mospagese e asnje takse dhe tarife nga ana e biznesit, per nje afat te pakten 3 muaj.
– Te subvencionohet nga shteti pagesa e plote e sigurimeve shoqerore per te punesuarit, per nje afat te pakten 3 muaj. Pas daljes nga gjendja e emergjences, bizneset do te heqin shume njerez nga puna, si pasoje e krizes financiare. Kjo gje duhet parandaluar. E di qe papunesia nuk duhet te jete shqetesimi i sipermarresve, por i sindikatave dhe shtetit, por ne po bejme detyren tone si qytetare te pergjegjshem.

Sot me shume se kurre merr kuptim fjala solidaritet!

Nikollaq Neranxi
Kryetar i Shoqates per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise

 

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...