Vasili i drejtohet Ramës: Ske turp kërkon prova për Tahirin, ndërsa kuksianët i mban në burg

E mërkurë, 18 Prill 2018 17:26

Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka sulmuar kryeministrin Edi Rama për arrestimin e 11 protestuesve nga Kukësi si dhe për rastin e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Me anë të një statusi në ‘Facebook’ Vasili theksoi se Rama bëhet prokurori për Tahirin dhe i pavarur për kuksianët. Mes të tjerash Vasili shtoi se Rama mbrojti Tahirin në sy të Mogherinit sot.

Postimi i Vasilit
Kryeministri prokuror per ish ministrin e brendeshem, por i pavarur per kukesianet. Si s’ka turp.
Kryeministri sot ne sy te Mogerinit per ish-ministrin e tij te brendshem thote se prokuroria s’ka asnje prove te vetme. Kush eshte ky kryeminister prokuror i pergjithshem??
Qe prokuroria eshte kapur nga kryeministri dhe eshte kthyer ne zyre ne kryeministri kete e di gjithe bota,por sinqeriteti i kryeministrit eshte vetedemaskues.
Per kukesianet e burgosur per faj te tij dhe nga policia tij qe i burgos ne mes te nates thote kryeministri: s’kam lidhje me drejtesine dhe s’ka gje le te rrine ne burg.
Turp i rende, ky e shet Shqiperine per drogen, ndaj ky flamurin e ka te zi dhe jo kuq e zi.

Modifikuar më E mërkurë, 18 Prill 2018 19:04
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...