Përse pacientët e intubuar në Shqipëri nuk i shpëtojnë vdekjes?

Tuesday, 14 Prill 2020 14:57

Një paciente në Sanatoriumin e Tiranës ka arritur sot të dalë nga intubimi dhe lajmi është përcjellë si një arritje e madhe nga mediat dhe ekspertët e fushës. Por kjo nga ana tjetër fsheh nga pas edhe dëshpërimin se ata që pëfundojnë në intubim dhe ventilator, e humbasin betejën për të jetuar.

Por përse në Shqipëri është krijuar një situatë e tillë e rëndë dhe paradoksale, ku deri dje asnjë pacient nuk ishte ekstubuar, d.m.th nuk kishte dalë nga kthetrat e vdekjes?

Duket se ka tri arsye për këtë.

E para, mungesa e testimeve. Strategjia e gabuar e diagnostikimit e me tej e menaxhimit të drejtë dhe në kohë e pacientit. Kur dikush merr 127 dhe i kërkon të bëjë testin pasi ka temperaturë, humbje të shijes, lodhje etj, përgjigja që merr është thjesht: “rri në shtëpi e pi paracetamol”. Ky pacient mund të ketë dhe sëmundje shoqëruese si diabet, tension, probleme në zemër etj, dhe së bashku me koronavirusin, pacientit i prishet gjithë balanca e trupit. Sipas direktivës së Ministrisë së Shëndetësisë, atij i bëhet testi kur i nisin problemet e frymëmarrjes dhe e ka të pamundur të suportojë jetesën duke ndenjur në shtëpi. Por, kur ky pacient vjen në spital, gjendja e tij është shumë e rënduar dhe mundësia që i lihet stafit mjekësor për trajtim është e limituar.

E dyta lidhet me cilësinë e respiratorëve. Edhe 5 respiratorët e fundit që u blenë, megjithëse duhet të vinin 50 nga një firmë gjermane- erdhën vetëm 5, të cilët janë të një firme kineze. Nga informacionet e marra nga stafi mjekësor që i përdor, thuhet që “është e kotë të trajtosh pacientë me ata respiratorë”. Pyetja që lind është pse iu dha tenderi i respiratorëve një firme pa eksperiencë? Sot që firma ka sjellë vetëm 5 respiratorë dhe jo 50 sa kishte kontratën, çfarë do bëhet me këtë procedurë? A do i mbahet garancia e kontratës? A do përjashtohet nga prokurimi publik në vazhdim për mosrealizim kontrate dhe mashtrim?

E treta lidhet me spitalin ku u trajtuan. Pse u mbajtën pacientet e intubuar në repartin e Infektivit kur dihet që stafi aty nuk ka eksperiencë për një trajtim të tillë? Kjo është dhe arsyeja pse pacientët e fundit janë transferuar natën për në Sanatorium. Pse nuk u mendua më parë që pacientët e intubuar të trajtoheshin në spitalin e Sanatoriumit?

Login to post comments

Lajmet e fundit

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Sport

Toni Kroos njofton fundin e karrierës/ BILD: Po largohet lideri i kombëtares...

Nga Christian Falk, BILD   Ai ka qenë prej vitesh një nga yjet tanë më të mëdhenj aktivë të futbollit në mbarë botën. Por jo për shumë kohë...  Lideri i kombëtares Toni Kroos...

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Sociale

Fluksi i pushuesve nxit turizmin detar/ Sigurimi i Përgjegjësisë për mjetet lundruese, çka ju nevojitet për një lundrim të qetë

Vrulli i turizmit gjatë viteve të fundit në Shqipëri ka nxitur zhvillimin e aktiviteteve të turizmit detar për qëllime çlodhëse dhe argëtuese.  Sipas Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit deri më tani...

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...