'Krimi po tregon që nuk ka frikë nga mitrolozi që Rama nxjerr në rrugë për të vrarë virusin'

E mërkurë, 29 Prill 2020 17:09

Ish-deputeti I Partisë Demokratike, Ervin Salianji, I ftuar në edicionin e pasdites në Syri Tv, ka folur ndër të tjera për situatën e krimit ditët e fundit, duke akuzuar direkt qeverinë sit ë paaftë në menaxhimin e situatës së rendit në vend.

‘Krimi nuk është në karantinë. Sofistikimi i vrasjeve në Durrës, Lezhë, apo sot në Vlorë, tregon që virusi nuk e ka frikë mitralozin, siç e propagandoi Rama me ushtrinë që e nxorri në rrugë.

Përtej shakasë, policia nuk ka asnjë kontroll të territorit nga krimi

Grupet kriminale e ushtrojnë aktivitetin e tyre normalisht dhe vazhdojnë të qërojnë hesapet edhe në kohë karantine.

Qytetarët janë të izoluar ndërkohë që krimninelët vazhdojnë të kryejnë normalisht punën e tyre. Kjo është larje hesapesh dhe qeveria e ka humbur kontrollin e territorit kudo.

Ne nuk po dimë më shifrat e koronavirusit sepse kjo qeveri i manipulon , por padiskutim që duke qenë të mbyllur, shifrat krimnale duhet të ishin zero.

Por edhe kapja e Orges Bilbit u bë në mënyrë rastësore, Këta qarkullojnë në mënyrë të lirë nëpër qytete.

Këto janë vrasje me paramendim, Janë vrasje për larje hesapësh.

Dhe nuk ka ndodhu që të mos jenë aktiv në fushatat e PS, si këta që vrasin ashtu edhe ata që vriten.

Salianji është ndaluar po kështu te bizneset të cilët po vuajnë më shumë se kushdo keqmenaxhimin e situatës.

‘Ku ka një sektor apo një pjesë që nuk ka problem.

Bizneste janë të falimentuara, dhe ne e dimë aftësinë paguese të biznesit shqiptar, dhe jo më të përballojë kriza

Shpërndarja e ndihmave ka qenë selective, ku biznesi i vogël ka marrë vetëm një pagë të vogël 400 mijë leke, ndërkohë që këto para i çon prapë në xhepin e qeverisë me taksa.

Këta kanë shpikur edhe një marrëëshje midis punëmarësit dhe punëdhënësit që I pezullon këta të fundit, me qëllim që të paguhen vetëm këta oligarkë.

Ndërkohë që për një pjesë tjetër ndihma është qesharake.

Unë kam parë pakot që ka çuar qeveria, ato janë pako turpi

A mundet një familje normale të ndajë muajin, me dy pako makarona, një bidon vaji, dhe një sheqer. Por këto para 1.5 milion euro që çuan me tenderin sekret të ndihmave, mund të përktheheshin në 100 euro per familjen.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...