Sot ka mbërritur në Prokurorinë e Posaçme anti-korrupsion dosja e tenderave të kryera nga ministria e Shëndetësisë në kohën e pandemisë.
Mësohet se në dosje janë të gjitha dokumentet e kërkuara të ndara në 4 volume.
Materialet e përcjella janë fotokopje e dokumenteve të prokurimeve.
Dokumentet u dorëzuan me anë të postës ditën e premte nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa institucioni i hetimit sot i mori në dorë. Tashmë materialet do të verifikohen në SPAK nga prokurori Klodian Braho.
Denoncimi per keto tendera të dyshimtë u bë nga opozita.