Gjykata e Apelit ka vendosur rrezimin e akeses se prokurorise dhe pushimin e çështjes në ngarkim të kreut të PD-së Lulzim Basha dhe dy zyrtarëve të tjerë të kësaj force politike, të cilët akuzoheshin për lobimin rus.
Këtë të enjte Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës Penale me 13 janar, e cila pushoi çështjen Basha me argumentin se nuk kishte vepër penale.
Pas një seance të shkurtër që u zhvillua sot, avokati i Bashës, Eduard Halimi tha se palët nuk paraqitën prova në seancën e sotme, ndaj vendimi do të merret bazuar në dokumentacionin e mbledhur deri më tani.
Gjykata e Tiranës në vendimin e saj rrëzoi pretendimet e prokurorisë, duke shpallur të pafajshëm të tre të akuzuarit për të dyja akuzat.
Basha u mor i pandehur për dyshimet mbi shpenzime prej disa qindra mijëra Dollarë që u përdorën për lobim në SHBA gjatë vitit 2017.
Prokurorët i nisën hetimet edhe për akuzën e pastrimit të parave, por kjo akuzë u rrëzua gjatë hetimit.